Aktualitet

Modernizimi i Policisë/ Lleshaj: 6100 policë janë trajnuar nga SHBA, mbështesim Reformën në Drejtësi

Lleshaj tha se SHBA ka mbështetur Policinë në fushën e ndërtimit të sistemeve. Më tej, ai theksoi se Policia e Shtetit mbështet reformën në drejtësi, që ka hyrë në fazën finale.
Featured image of article: Modernizimi i Policisë/ Lleshaj: 6100 policë janë trajnuar nga SHBA, mbështesim Reformën në Drejtësi Sander Lleshaj, minister i Brendshem

TIRANË- Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj ka falenderuar sot të deleguarën e SHBA-ve në Tiranë, Leyla Moses-One, për mbështetjen e dhënë ndaj policisë së Shtetit.

Lleshaj tha se SHBA ka mbështetur Policinë në fushën e ndërtimit të sistemeve. Më tej, ai theksoi se Policia e Shtetit mbështet reformën në drejtësi, që ka hyrë në fazën finale.

“Dua të falenderoj SHBA. SHBA, mbështetje në fushën e ndërtimit të sistemeve. Modernizimi i Policisë rrit efektivitetin ndaj krimit. 6100 efektivë policie janë trajnuar nga SHBA. Ftoj SHBA të vijojë procesin që ka nisur në Shqipëri.”-tha Lleshaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e sotme, në Ministrinë e Brendshme u zhvillua një takim ku në fokus ishte puna për modernizimin e Policisë së Shtetit. E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe e deleguara në Shqipëri, Leyla Moses-Ones.

(f.g/dosja.al)

Shto Koment