Bota

“Modeli suedez”/ Epidemiologu i njohur: Mos qeshni me ne, por mësoni diçka nga përvoja jonë

Përmes një letre të  bërë publike ai thotë se karantina dhe ndalimet e tjera të paraqitura nga të gjitha vendet evropiane mund të funksionojnë vetëm për një kohë të shkurtër, dhe që në planin afatgjatë modeli suedez është më i mirë.
Featured image of article: “Modeli suedez”/ Epidemiologu i njohur: Mos qeshni me ne, por mësoni diçka nga përvoja jonë Anders Tegnell

SUEDI– Suedia është një ndër vendet që ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës për shkak të mos izolimit të vendit pas përhapjes së pandemisë.

Në një kohë që shumë shtete kanë kritikuar strategjinë e Suedisë,  epidemiologu suedez Anders Tegnell, kërkon që e gjithë bota të mësojë nga përvoja e tyre në “luftën” kundër Covid 19.

Përmes një letre të  bërë publike ai thotë se karantina dhe ndalimet e tjera të paraqitura nga të gjitha vendet evropiane mund të funksionojnë vetëm për një kohë të shkurtër, dhe që në planin afatgjatë modeli suedez është më i mirë.

“Në vend që të qeshni me modelin tonë të luftës ndaj Covid-19, do të ishte më mirë që të mësoni diçka nga përvoja jonë”, shprehet Tengell.

Kur në fillim të pandemisë Covid-19  pothuajse e gjithë bota u izolua,  Suedia nuk vendosi masa kufizuese, por vetëm u dha udhëzime qytetarëve se si të sillen. Dhe si rezultat kishte më pak të infektuar dhe viktima nga koronavirusi sesa në vendet që u bllokuan.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndër të tjera në letër Tegnell shpjegoi se “modeli suedez” nuk ishte i njëjtë me atë që zbatohej në Shtetet e Bashkuara dhe Brazili, pra: Të jetojnë dhe të lejojnë vdekjen, as metodën e të gjithëve që kujdesen për veten, por të gjithë për të gjithë.

Në planin afatgjatë, “modeli Suedez” do të dëshmojë se është më i mirë, sepse masat e rrepta kufizuese, zonat e kuqe dhe karantina mund të aplikohen vetëm për një kohë të shkurtër. Rezistenca ndaj krizave që zgjasin më shumë ose kthehen në valë është e mundur vetëm me pjesëmarrjen dhe sjelljen e përgjegjshme të të gjithë qytetarëve.“- ka shkruar Tegnell në letrën e tij.

Burimi:  Web24.news

A.C/Dosja.al 

Shto Koment