Showbiz

Modeli mílíarder shqiptar ‘ndéz’ shérrin mes Ermal Mamaqit dhe Bes Kallakut: Mos i urréni ata që janë më të mirë se ju (FOTO)

Roland Lekaj, modeli miliarder shqiptar ka shpërndarë një postim në rrjete sociale me një poster të filmit, që pritet të publikohet së shpejti “I love Tropoja”, në të cilin shkruan një mesazh thúmbúes.
Featured image of article: Modeli mílíarder shqiptar ‘ndéz’ shérrin mes Ermal Mamaqit dhe Bes Kallakut: Mos i urréni ata që janë më të mirë se ju (FOTO) Aktorët e humorit, Bes Kallaku, Ermal Mamaqi dhe modeli shqiptar, Roland Lekaj.

TIRANË– Ermal Mamaqi prej kohësh e ka treguar miqësinë e tij me modelin miliarder shqiptar me origjinë nga Lezha, Roland Lekajn. Pas debatit që ndodhi mes Mamaqit dhe Bes Kallakut, duket se edhe Roland Lekaj ka dashur të japë mendimin e tij.

“Nëse duam të ecim përpara në çdo fushë në Shqipëri duhet të ecim të gjithë bashkë dhe duhet ta mbështesim njëri-tjetrin dhe jo të urrejmë ato që janë më të mirë dhe janë një shëmbull i mirë suksesi”,- shkruan Roland Lekaj bashkëngjitur fotos.

Postimi i Roland Lekajt

Sigurisht që mesazhi duket qartazi drejtuar aktorit të humorit, Bes Kallaku, që pak ditë më parë bëri një deklaratë aspak të pëlqyer (Lexo këtu) për kolegun, Ermal Mamaqi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment