Bota

Modelet ukrainase pozojnë të zhveshura gjatë muajit të Ramazanit, ndëshkohen nga policia turke

VIDEO
Disa modele ukrainase janë filmuar të zhveshura në ambiente publike në qytetin turistik të Fethiye dhe kjo ka revoltuar së tepërmi banorët vendas.
Featured image of article: Modelet ukrainase pozojnë të zhveshura gjatë muajit të Ramazanit, ndëshkohen nga policia turke Foto ilustruese

TURQI-Disa modele ukrainase kanë nxehur banorët e qytetit turistik të Fethiye në Turqi.

Ato janë filmuar duke fotografuan njëra-tjetrën në një jaht luksoz, teksa disa prej tyre u shfaqën të zhveshura lakuriq.

Vendasit thuhet se panë dy burra dhe gjashtë gra që po bënin një festë të pazakontë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ata janë shprehur të zemëruar dhe kanë njoftuar dhe policinë, e cila i arrestoi menjëherë. Një vendas tha për mediat lokale se këto lloj pamjesh gjatë periudhës së bllokimit dhe gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit kanë shkaktuar një “zemërim” të madh te banorët.

(o.l./dosja.al)

Shto Koment