Aktualitet

Mjeku Xhaxho tregon të pathënat për COVID-19: Ja si dëmton mushkritë tona, ngjason me turbekulozin

Xhaxho u shpreh se COVID-19 është i ngjashëm me turbekulozin dhe parapëerlqen që të jetojë në vende me shumë oksigjen.
Featured image of article: Mjeku Xhaxho tregon të pathënat për COVID-19: Ja si dëmton mushkritë tona, ngjason me turbekulozin Roland Xhaxho, mjek

TIRANË- Mjeku i njohur Roland Xhaxho, ka folur sot për koronavirusin, duke treguar disa të pathënë për këtë virus. I ftuar sot në emisionin “Open”, Xhaxho u shpreh se COVID-19 është i ngjashëm me turbekulozin dhe parapëerlqen që të jetojë në vende me shumë oksigjen.

Baza e  kësaj semundje është dëmtimi i mushkrisë, kush vdes nga kjo sëmundje, vdes nga penumonia. Ky është një virus si tubekulozi që parapërlqen më shumë vendet që kanë më shumë oksigjen, që janë mushkritë”, u shpreh mjeku.

Më tej ai tregoi se si korona dëmton mushkrinë tonë dhe si i nxjerr ato jashtë loje. “Koronavirusi krijon një shtresë rreth mushkrive dhe nuk mund të marrin dot frymë. Mosha e tretë është e rrezikuar sepse nuk ka rezerva dhe virusi arrin që të trashë mëmbranën duke bërë të mundur që mushkëria të mos mbushet me oskigjen dhe zemra e djathtë punon me shpejtësi të madhe”, tha ai. Nga një masë transparente që është mushkria ajo ndryshon gjatë kohës së veprimit të COVID-19 dhe krijohet shresa që pengon frymëmarrjen.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 123, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Lezhë, Has dhe Berat. Edhe pse qytetarët sot e kanë të lejuar që të dalin deri në orën 13:00 nga shtëpia, radhë pafund janë shënuar tek trugu Agro-Kulturor dhe në spitalin Onkologjik. Ndërkohë kryeministri Edi Rama dje u shpreh se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bëri thirrje për respektimin e masave ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment