Sociale

Mjeku shqiptar në Itali tregon ilaçet që po japin shpresë kundër COVID-19: Nuk ka një terapi specifike

Troci u shpreh se ditët e fundit por shohin një trend negativ të uljes së personave që po infektohen dhe se po mundohen të gjejnë kurën më të domosdoshme për të shëruar këtë semundje.
Featured image of article: Mjeku shqiptar në Itali tregon ilaçet që po japin shpresë kundër COVID-19: Nuk ka një terapi specifike Albert Troci, mjek

ITALI- Mjeku shqiptar, Albert Troci, që prej vitesh punon në Milano ka thënë se qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së pandemisë së COVID-19. Në një lidhje direkte me ABC News, Troci u shpreh se ditët e fundit por shohin një trend negativ të uljes së personave që po infektohen dhe se po mundohen të gjejnë kurën më të domosdoshme për të shëruar këtë semundje.

Ai sqaroi edhe ilaçet të cilët janë përdorur si alternativë për të ndihmuar sadopak në kurimin e pacientëve me koronavirus. “Avigani nuk është akoma aktiv dhe është duke u bërë gati për tu vënë në funksion. Terapia që është më e përdorur është “Hidroksilklorokina ose Klorokina” bashkë me antiretroviralet. Ajo që është përdorur shumë që në fillim është hidrosiklorokina dhe antiviralet. Ilaçi që dha një shpresë ështe “Tolicizumab”, një ilaç që funksionon  jo mbi virusin por në dëmin që shkakton inflamacioni dhe mund të jepet vetëm në një kohë të caktuar. Kemi “Remdesivir” që është antiviral direkt, që është përdorur të SARS COV i 2002 që ka një efekt në uljen e replikimit të virusit. Këtë e kemi në protokoll dhe po e përdorim. Nuk ka një terapi specifike për këtë virus”, u shpreh ai.

Mjeku Albert Troci ka folur edhe simptomat e shkaktuar nga koronavirusi dhe sipas tij rastet që shfaqen si grip kanë më shumë probabilitet të shfaqen me COVID-19.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

174 të infektuar në Shqipëri me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë dhe 6 viktima. Ndërkohë që 17 nga të prekurit janë shëruar, harta e infektimit është zgjeruar. Tropoja i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 102 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 73 shtretër. Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment