Sociale

Mjeku Petrit Vargu pyet ministren e Shëndetësisë: Sot është dita e 9-të që ke firmosur kontratën për respiratorët, ku i ke?

Vargu shkruan se ministrja e Shëndetësisë duhet të japë shpjegime se ku janë respirtatorët, pasi tenderi ishte urgjent dhe kontrata është firmosur 9 ditë më parë.  
Featured image of article: Mjeku Petrit Vargu pyet ministren e Shëndetësisë: Sot është dita e 9-të që ke firmosur kontratën për respiratorët, ku i ke? Petrit Vargu, mjek

TIRANË– Mjeku Petrit Vargu ka reaguar kundër ministres së Shëndetësisë, për mungesën e respiratorëve në spitale. Në një reagim në mediat sociale, teska analizon situatën që po kalon vendi ynë nga COVID-19, i kujton Manastirliut tenderin e hapur disa ditë më parë për respiratorët në spitale. Vargu shkruan se ministrja e Shëndetësisë duhet të japë shpjegime se ku janë respirtatorët, pasi tenderi ishte urgjent dhe kontrata është firmosur 9 ditë më parë.  

REAGIMI I PLOTË

Numrat mjaft optimiste qe na jep ministria e shendetesise, qe jane totalisht te ndryshme nga projeksionet, me bejne te mendoj gjate. Shume mendime do ti them mbas 10 ditesh, ku kryespecialistet kane parashikuar qe  do te  kalojme pikun,gje qe sipas meje eshte totalisht e genjeshtert. Cuditerisht deklarata e kryespecialisteve perkon me thenien e KMinistrit qe mbas 10 diteve do te filloje te liroje izolimin.

Per mendimin tim kjo nuk ka as baze shkencore,epidemiologjike dhe mjekesore,pasi ne kete barriere te care ,me gjurmim dhe hetim alla shqiptareshe(bota ka perdorur dhe programe celularesh ne gjurmim),ne vetem po zgjasim agonine,me efekte te tmerrshme ekonomike te mepastajme.Kur shtetet e tjera do te dalin nga izolimi,me politiken e gabuar epidemiologjike qe po bejme do mbetemi te izoluarit e fundit,ose do te bejme nje clirim falls,qe do te jete me katastrofik.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nderkohe pyetja e dites qe i bej ministres eshte:SOT ËSHTË DITA E 9 QE KE FIRMOSUR KONTRATEN E RESPIRATOREVE. KU I KE? CTHOTE FIRMA E PERZGJEDHUR QE KA BERE VETEM NJA DY SHITJE TE VOGLA NE QSUT  KOHET E FUNDIT DHE SKA BERE KURRE MIREMBAJTJE TE APARATURAVE MJEKESORE? POR ESHTE MARRE GJITHMONE ME ANTENA STACIONESH TELEVIZIVE. KONTRATA ESHTE PER NJE JAVE  OGERTA DHE 60 PIKE I VURE KOHES SE LEVRIMIT.

Ndërkohë po sot në një njoftim, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se sot në spitalin “Shefqet Ndroqi” kanë mbërritur 5 respiratorët e parë dhe pritet dhe 50 të tjerë. Sot numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 277 me vetëm 18 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.  Numri i viktimave ka shkuar në 16, pasi ka vdekur dje në spitalin Infektiv një 76-vjeçar nga Durrësi. 9 persona janë shëruar, duke e çuar në 76 numrin e personave që fitojnë betejën me koronavirus. Sakaq, në shërbimin infektiv aktualisht janë 81 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment