Aktualitet

Mjeku Pëllumb Pipero: Të hapet transporti publik por të shtohet numri i mjeteve, vetëm me maskën jemi shumë të mbrotjur

Duke theksuar se në këto kushte shumë e rëndësishme është mbajtja e maskës, mjeku u  bëri thirrje qytetarëve për të treguar kujdes.
Featured image of article: Mjeku Pëllumb Pipero: Të hapet transporti publik por të shtohet numri i mjeteve, vetëm me maskën jemi shumë të mbrotjur Blendi Fevziu dhe Pëllumb Pipero

TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero tha se gjendja në spitalin infektiv me të shtruarit e prekur nga COVID -19, është serioze.

Duke theksuar se në këto kushte shumë e rëndësishme është mbajtja e maskës, mjeku u  bëri thirrje qytetarëve për të treguar kujdes.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, nëse hapja e transportit publik do të rrezikonte shtimin e rasteve, Pipero tha: Unë mendoj se transporti publik duhet hapur. Ka shumë vende që nuk e kanë mbyllur asnjëherë. Është e dosmodsohme, sepse vitalizon një sektor shumë të rëndësishëm të ekonomisë. Mjafton që në autobus të vendosim maskën dhe jemi tërësisht të mbrojtur. Por duhet shtuar numri i mjeteve në mënyrë që njerëzit të qëndrojnë sa më pak në stacion dhe kjo në mënyrë të menjëhershme ul numrin e personave që qëndrojnë në mjet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Marrë nga Opinion.al

(f.m/dosja.al)

Shto Koment