Aktualitet

Mjeku Pëllumb Pipero ka datëlindjen, feston 64-vjetorin në kulmin e pandemisë së COVID-19  

Pipero ka lindur në 24 prill të vitit 1956 dhe sot ai shënon 64-vjetorin e lindjes. Kjo është ndoshta dhe ditëlindja e tij më e pazakonte, pasi do ta festojë në një situatë shumë të vështirë.
Featured image of article: Mjeku Pëllumb Pipero ka datëlindjen, feston 64-vjetorin në kulmin e pandemisë së COVID-19   Mjeku Pellumb Pipero dhe tortë

TIRANË- Mjeku Pëllumb Pipero që tashmë është bërë “ilaçi” i Shqiptarëve kudnër COVID-19, ka sot datëlindjen.

Pipero ka lindur në 24 prill të vitit 1956 dhe sot ai shënon 64-vjetorin e lindjes. Kjo është ndoshta dhe ditëlindja e tij më e pazakonte, pasi do ta festojë në një situatë shumë të vështirë.

Për gati 2 muaj ai ndodhet në vijën e parë të luftë në Spitalin Infektiv, por çdo mbrëmje u përgjigjet mediave e informon qytetarët me situatën e COVID-19 në Shqipëri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai tashmë është kthyer në mjekun simbol, pasi ka mbështjen e qytetarë, për të është bërë një këngë dhe po ashtu dhe një picë mban emrin e tij.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment