Politike

Mjeku ngre shqetësimin para Bashës: Tamponët i marrin me nga 1 mijë lekë, shqiptarëve ua japin me nga 120 euro, kolaudojini një çikë këta privatët se…

VIDEO
Sipas Thereskës, në të vërtetë tamponët blihen me nga 1 mijë ose 2 mijë lekë dhe shiten tek pacientët me nga 120 euro, ose minimalja 120 mijë lekë.
Featured image of article: Mjeku ngre shqetësimin para Bashës: Tamponët i marrin me nga 1 mijë lekë, shqiptarëve ua japin me nga 120 euro, kolaudojini një çikë këta privatët se…

TIRANË– Mjeku dhe specialist Daniel Thereska ka shprehur shqetësimin për çmimet e tamponëve para kryedemokratit Lulzim Basha. Në një takim që ky i fundit zhvilloi me mjekët, Thereska tha se spitalet privatë duhen kolauduar pasi po ua shesin shqiptarëve tamponët me dhjetëfishin e çmimit që i marrin ato.

Sipas Thereskës, në të vërtetë tamponët blihen me nga 1 mijë ose 2 mijë lekë dhe shiten tek pacientët me nga 120 euro, ose minimalja 120 mijë lekë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al


“Duhen shtuar tamponët që të kuptohet situata më mirë ku është. Pastaj teknikalitetet si bëhen, ku bëhen, mjafton të hapim internetin, google-in, të flasim me kolegët tanë që flasim përditë nga jashtë edhe do e kuptojmë që ka tamponë që bëhen shpejt, që bëhen avash, që bëhen vonë me specifitete të ndryshme, rëndësi ka të bëhen e të krijohet një panoramë e përgjithshme se është një çikë terr informativ. Gjithashtu të përfshihen në këtë situatën e llogarisë sē tamponeve edhe ata që bëhen në privat, por këta në privat mbasi te kolaudohen një çikë. Të kolaudohen një çikë edhe të shihen pak dhe çmimet se gjërat që zhdoganohen me 1 mijë lek, 2 mijë lek dhe pastaj iu shiten të tjerëve 120 mijë lek ose 120 euro ka një çikë problem dhe ai një çikë problem është GDP-ja që thotë që shqiptarët 300 mijë e kanë,”- tha mjeku.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment