Aktualitet

Vdekje nga koronavirusi në Itali, shtohen masat edhe në aeroportin e Rinasit, mjeku: Kemi filluar t’u masim temperaturën pasagjerëve, i kontrollojmë një më një (VD)

Sipas tij, numri i personelit mjekësor në Rinas është shtuar por se deri më tani nuk ka pasur asnjë person me temperaturë apo simptoma gripi.  
Featured image of article: Vdekje nga koronavirusi në Itali, shtohen masat edhe në aeroportin e Rinasit, mjeku: Kemi filluar t’u masim temperaturën pasagjerëve, i kontrollojmë një më një (VD)

TIRANË– Shefi i inspektimit në Rinas ka dhënë lajmin se prej sot të gjithë pasagjerët që vijnë nga Italia u matet temperatura. Mjeku Harshova sqaroi se në aeroport është krijuar një korridor, ku intervistohen pasagjerët dhe u matet temperatura. 

Sipas tij, numri i personelit mjekësor në Rinas është shtuar por se deri më tani nuk ka pasur asnjë person me temperaturë apo simptoma gripi.  

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

U dyfishua numri i personelit mjekësore. Sot janë kontrolluar të gjitha linjat e Genovas dhe Italisë. Iu mat temperatura dhe u lanë të lirë. Kemi krijuar një korridor dhe pasagjerët futen një nga një dhe u matet temperatura me lazer. Siguria në areoport kas qënë gjithmonë. Stafi ka qënë 24 më 24. I vetmi ndryshim është tani që matet temperatura e pasagjerëve. Pasagjerëve nga Italia u matet të gjithëve temperatura. Besoj se do t’ua masim të gjithë të tjerëve. Asnjë nuk ka pasur me temperaturë. I këshillojmë për autokarantinim. Në rast se do kemi ndonjë rast kemi një rast të dyshuar kemi një dhomë dhe më pas do të telefonojmë 127,”- tha ai.

Shqipëria është përfshirë nga paniku dy ditët e fundit që pas përhapjes së koronavirusit kinez në Itali ku janë shënuar dy viktimat e para. Ndërkohë ka edhe 76 të prekur të tjerë që janë konfirmuar në 5 rajone të vendit. Sipas Shefes së Departamentit të Infektivit, Silva Bino, është mësuar se Shqipëria nuk ka pasur asnjë rast të konfirmuar me Koronavirus, por ajo ka shpjeguar se edhe nëse njerëzit evidentojnë simptoma të dyshimta të mos i drejtohet spitaleve por të telefonojë numrin e gjelbër 127. Sipas instancave të shëndetit, kontrollet në pikat kufitare janë rritur. Nga ana tjetër Kina vijon të humbasë qindra jetë çdo ditë. Deri më tani numërohen rreth 2345 të vdekur dhe mbi 75 mijë të infektuar nga Koronavirusi.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment