Aktualitet

Mjeku kritikon menaxhimin e pandemisë: Kaos total, shumë pacientë mjekohen në shtëpi, pse nuk hapet Sanatoriumi?

Mjeku Petrit Vargu ka kritikuar mënyrën si po menaxhohet pandemia, duke e quajtur një kaos total. Sipas tij, autoritetet kanë frikë të hapin Sanatoriumin, ndërkohë që shumë pacientë po kurohen nëpër shtëpi.
Featured image of article: Mjeku kritikon menaxhimin e pandemisë: Kaos total, shumë pacientë mjekohen në shtëpi, pse nuk hapet Sanatoriumi? Petrit Vargu

TIRANË- Mjeku i Urgjencës në QSUT, Petrit Vargu e ka qaujtur kaos total mënyrën sesi po menaxhohet pandemia. Sipas tij, Shqipëria ka lejuar ardhjen e turistëve polakë, kur Polonia është nga vendet më të infektuara në Europë, ndërsa BE nga ana tjetër i ka mbyllur dyert Shqipërisë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Vargu ka ngritur shqetësimin për moshapjen e Sanatoriumit, ndërkohë që shumë pacientë po kurohen në shtëpi. Ai gjithashtu ka shtruar pyetjen, nëse kjo po bëhet me qëllim nga autoritetet, apo nga injoranca.

Postimi i plotë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kaos total,ne trajtimin e Covid-19!Europa na mbyll dyert.Ne presim me trendafila turistet polake qe vijne nga nje prej shteteve me te infektuara ne Europe.Shume paciente me ndryshime saturimesh te oksigjenit ,mjekohen ne menyre popullore neper shtepi.Pse nuk hapet Sanatoriumi?Apo kane frike se do mbushet brenda nje dite?Menyra sesi reagon 127 nuk dua te preket nga une.Flet vete populli.Ministrja deklaron qe ka marre 90000 teste,por nga ana tjeter jemi j vetmi vend ne bote me nje aparat PCR-je.Eshte njelloj sikur te kesh puse te tera me nafte dhe per qarkullimin e qytetareve te kete vetem nje motor “Vespa”.Tani nuk mund te flasim me per menaxhim te situates.Nga ana ime une shtroj pyetjen:Kjo gje behet me qellim apo nga injoranca?

Gjatë ditës së sotme, në vendin tonë u shënuan 96 raste të reja me COVID-19. Gjithashtu betejën me COVID-19 e humbën edhe 2 pacientë të tjerë. Aktualisht në spitalin Infektiv janë shtruar 90 pacientë, 10 prej të cilëve në terapi intensive, ku dy janë intubuar.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment