Sociale

Mjeku Kalo publikon FOTOT e grumbujve të njerëzve: Pak metra i ndajnë këta nga pacientët në Infektiv

Kalo më tej shton se vetëm pak metra i ndajnë këta njerëz nga pacientët e hospitalizuar në Infektiv.
Featured image of article: Mjeku Kalo publikon FOTOT e grumbujve të njerëzve: Pak metra i ndajnë këta nga pacientët në Infektiv Mjeku Tritan Kalo

TIRANË- Mjeku i njohur Tritan Kalo ka publikuar sot disa foto, ku shihen grumbuj njerëzisht që presin në radhë. Këto pamje për mjekun janë shumë shqetësuese dhe në këtë mënyrë përhapin COVID-19 dhe shkelin me të dyja këmbët urdhrin e karantinës. Kalo më tej shton se vetëm pak metra i ndajnë këta njerëz nga pacientët e hospitalizuar në Infektiv.

“Njësia Administrative nr. 2 e nr. 3, Tiranë….25 Mars 2020, ora 12:45….Në vijë ajrore vetëm 70-80 metra e ndajnë këtë grumbullim njerzish, nga dhjetra vëllezër e motra të tyre të hospitalizuar në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUT “Nënë Tereza”, për Covid-19….Ju lutem, MË shumë RESPEKT, më shumë DASHURI e më shumë VLERËSIM për jetët tuaja…..Me këtë mënyrë të papërgjegjëshme sjelljeje, do t’i shtoni rrezikun vetes suaj që të sëmureni nga Sars-Cov2/Covid 19….

KAPACITETET në burime njerzore dhe në infrastrukturën e shtrimeve spitalore kanë një kufi, ato NUKU janë të pakufijëshme kudo në Botë, përfshirë edhe Shqipërinë….NDËRGJEGJËSOHUNI sa ende jemi larg kësaj sprove….Në të kundërt do të mbrijmë në një ditë, që askush nuk do mundet tju vijë në ndihmë….Së paku dëgjoni e shihni se çfarë po ndodh aktualisht në Itali, në Spanjë e gjetkë….A ka Polici Bashkiake të pranishme në këto Njësi vendore???….JEMI të GATSHËM tju ndihmojmë në çdo moment, POR mos i shtyni kufijtë e mundësive të ndihmesës ndaj jush në honet e pamundësisë……..Ju LUTEM!!!!”, shkruan Mjeku Kalo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Harta e të prekurve në Shqipëri është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça. Ndërkohë që janë 146 të infektuar, 17 prej të cilëve janë shëruar dhe 5 viktima. Lezha, Shkodra, Vlora, Kavaja e Elbasani janë qytetet e tjera të prekurve. Gjendja e e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri më tani, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment