Aktualitet

Mjeku Roland Xhaxho preket nga COVID-19, shtrohet në spitalin Infektiv në Tiranë

Mjeku Roland Xhaxho preket nga COVID-19. Ai është shtruar ditën e sotme në spitalin Infektiv.
Featured image of article: Mjeku Roland Xhaxho preket nga COVID-19, shtrohet në spitalin Infektiv në Tiranë Roland Xhaxho

Tiranë- Mjeku reaminator, Roland Xhaxho rezulton i infektuar me COVID-19. Lajmi është dhënë nga ish-deputeti Tritan Shehu në një postim në Facebook, i cili njofton se mjeku është shtruar ditën e sotme në spitalin Infektiv.

Reagimi: 

I dashur Landi te urojme sherim te shpejte! Kolegu, miku i ngushte, reanimatori i talentuar, novator i vecante e pedagogu njerezor Prof. Roland Xhaxho, eshte shtruar sot ne repartin infektiv i prekur nga ky virus. Mbasi ka qene gjate gjithe kesaj periudhe person kryesor ne pershtatjen e sherbimeve te reanimacionit per perballjen me kete epidemi, sic duket do t’i duhet te “pushoje” disa dite, tashme si pacient i perkoheshem. Megjithese jam i bindur se dhe nga dhoma apo shtrati i spitalit do te vazhdoje te jape kontributin e tij te cmuar me dijet, energjite e optimizmin e perhershem. Sherim te shpejte aty midis kolegesh.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nuk janë të paktë mjekët dhe infermierët që janë infektuar me COVID-19. Pak javë më parë u dha lajmi se i prekur nga COVID-19 është edhe kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj. Po kështu, të infektuar janë,  drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Cami dhe  shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraçi. Ditën e sotme është dhënë një lajm i mirë, pasi mjeku Dhimitër Karaja ka fituar betejën me COVID-19.

J.V/Dosja.al

Shto Koment