Aktualitet

Mjeku i shquar rikthehet tek ‘Infektivi’ për të luftuar koronavirusin/ Pas 48 viteve punë, sërish në detyrë për të ndihmuar kolegët me fluksin: E thërrasin Dr.Luli!

Bëhet fjalë për mjekun Dhimitër Kraja, i cili pas 48 vitesh punë është rikthyer në punë për t'u ardhur në ndihmë kolegëve të tij për të përballuar situatën e koronavirusit. 
Featured image of article: Mjeku i shquar rikthehet tek ‘Infektivi’ për të luftuar koronavirusin/ Pas 48 viteve punë, sërish në detyrë për të ndihmuar kolegët me fluksin: E thërrasin Dr.Luli! Dhimitër Kraja dhe foto nga spitali Infektiv

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar foton e një mjeku që u ka shkuar për ndihmë kolegëve të tij edhe pse ka dalë në pension.

Bëhet fjalë për mjekun Dhimitër Kraja, i cili pas 48 vitesh punë është rikthyer në punë për t’u ardhur në ndihmë kolegëve të tij për të përballuar situatën e koronavirusit. 

Prof. Dhimitër Kraja ka një jetë që shërben në spitalin Infektiv. Dr. Luli, siç e thërrasin të gjithë, pas 48 vitesh punë, është përgjigjur i pari thirrjes për t’u kthyer në shërbim, për të ndihmuar stafin e palodhur të Infektivit në këto ditë të vështira,”-shkruan Manastirliu. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 9. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

(k.m/dosja.al)

Shto Koment