Sociale

Mjeku tregon se kur mund të largohet COVID-19 nga Shqipëria? Mjeku Harxhi: Nëse ecim me skenarin e Kinës, presim fundin e prillit

Harxhi u shpreh se nëse vijohet me skenarin e Kinës, në fund të prillit do kemi ulje të kurbës deri në shuarje.
Featured image of article: Mjeku tregon se kur mund të largohet COVID-19 nga Shqipëria? Mjeku Harxhi: Nëse ecim me skenarin e Kinës, presim fundin e prillit Arjan Harxhi, mjek

TIRANË- Mjeku infeksionist, Arjan Harxhi, që drejton një nga pavionet e Infektivit dhe kuron pacientët me COVID-19, ka treguar sot se kur mund të largohet virusi nga Shqipëria. Harxhi ishte i ftuar sot në emisionin “Real Story”, u shpreh se nëse vijohet me skenarin e Kinës, në fund të prillit do kemi ulje të kurbës deri në shuarje.

Diku nga fundi i prillit, deri në fillim maj. Sipas atij që u tha, sipas skenarit kinez, ne shpresoj që të ndërpresin këtë lloj kurbe. Nëse respektojmë skenarin kinez. Realiteti kinez është se nuk ka transmetim të brendshëm. Se ça do ndodh me uljen e kontaktit, këtë se parashikon dot njeri.”, pohoi Harxhi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë sot ka shkuar në 104, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet. Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë e Shkodër. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment