Sociale

A mund të infektohemi dy herë nga koronavirusi? Mjeku shqiptar në Gjermani qetëson qytetarërt: Deri tani s’ka asnjë rast

Sipas mjekut deri më tani, nuk ka asnjë rast të konfirmuar për herë të dytë.
Featured image of article: A mund të infektohemi dy herë nga koronavirusi? Mjeku shqiptar në Gjermani qetëson qytetarërt: Deri tani s’ka asnjë rast Fahri Bega, mjek

TIRANË- Në një lidhje skype për emisionin “Vizioni i Pasdites”, mjeku shqiptar në Gjermani, Fahri Beqa, i është përgjigjur pyetjes se a mundet një person që kalon Covid-19, të infektohet për herë të dytë. Sipas mjekut deri më tani, nuk ka asnjë rast të konfirmuar për herë të dytë.

Nuk ka raste të konfirmuara për herë të dytë. Nga të gjitha studimet që kanë bërë viroliogët e ndryshëm deri më tani nuk ka asnjë rast konkret. Kriteret për testim janë të vendosura  nga Instituti Gjerman i Shëndetit. Kemi bërë një testim agresiv në fillim për personat që kanë ardhur nga rajonet  që ishin të prekur me COVID-19. Zhvillimi i testit është bërë për personat që kanë pasur simptoma, si temperatura ose kolla e thatë. Kemi testuar një numër të madh të personave dhe ata që kanë dal pozitiv janë karantinuar”, u shpreh kardiologu.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithashtu mjeku shqiptar në Gjermani u shpreh edhe lidhur me aludimet në media se ilaçi Chloroquine mund të kurojë koronavirus. “Ky medikament është përdorur për malarjan dhe është përdorur në Kinë, ka dhënë disa rezultate pozitive. Por nuk kanë qenë rezultatet e standardizuar për të gjitha grupet. Ky medikament është duke u përdorur edhe në SHBA dhe disa vende të Europës por është në fazë testimi”u shpreh Beqa.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment