Politike

“Papërgjegjshmëri dhe sjellje kriminale”, PD reagon pas shkarkimit te mjekut Ilir Allkja: Rama mori hak se ai ngrit zërin dhe tregoi fakte

Në një reagim në Facebook, Bardhi shkruan se shkarkimi i mjekut është një hakëmarrje e Ramës, pasi ai ngriti zërin dhe tregoi me fakte të vërtetën se qeveria nuk e ka pajisur sistemin shëndetësor me mjetet e duhura pë të mbrojtur mjekët dhe personelin.
Featured image of article: “Papërgjegjshmëri dhe sjellje kriminale”, PD reagon pas shkarkimit te mjekut Ilir Allkja: Rama mori hak se ai ngrit zërin dhe tregoi fakte Foto e kompozuar nga PD

TIRANË- Sekretari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar sot në lidhje me shkarkimin nga puna të mjekut Ilir Allkja. Në një reagim në Facebook, Bardhi shkruan se shkarkimi i mjekut është një hakëmarrje e Ramës, pasi ai ngriti zërin dhe tregoi me fakte të vërtetën se qeveria nuk e ka pajisur sistemin shëndetësor me mjetet e duhura pë të mbrojtur mjekët dhe personelin. Më tej numri 2 i PD shkruan se dënon aktin e shkarkimit të mjekut që ka një përvojë 27-vjeçare dhe u sulmua politikisht dhe personalisht.

REAGIMI I PLOTË

Të shkarkosh me verbëri politike një mjek, në një situatë kur kërkohet mobilizim i të gjithë profesionistëve në pension të shëndetësisë, tregon papërgjegjshmëri dhe sjellje kriminale. Shkarkimi politik i raportuar nga mjeku Ilir Allkaj është hakmarrje e Edi Ramës dhe ka vetëm një arsye. Mjeku ngriti zërin dhe tregoi me fakte të vërtetën se qeveria nuk e ka pajisur sistemin shëndetësor me mjetet e duhura pë të mbrojtur mjekët dhe personelin.

Të shkarkosh me verbëri politike një mjek, në një situatë kur kërkohet mobilizim i të gjithë profesionistëve në pension të shëndetëisisë, tregon papërgjegjshmëri dhe sjellje kriminale. Partia Demokratike e dënon këtë akt të hakmarrjes politike të kryeministrit kundër mjekut Ilir Allkja me përvojë 27 vjeçare, të cilin e sulmoi politikisht dhe personalisht. Mbrojtja e mjekëve me mjetet e duhura është me rëndësi jetike. Ata janë mburoja dhe garancia për shëndetin e qytetarëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mbrëmjen e djeshme Dosja.al, publikoi ekskluzivisht lajmin për largimin e mjekut nga puna. Allkja është bërë pjesë e mediave ditët e fundit për shkak të përplasjes që pati me kryeministrin Edi Rama pasi denoncoi mungesën e mjeteve dhe veshjeve mbrojtëse për stafin mjekësor që po përballon këtë fazë të Covid-19, që ka infektuar 38 persona në Shqipëri. Rama publikoi një foto të Allkjas me veshje mbrojtëse dhe hodhi poshtë deklaratat e këtij të fundit. Ndërkohë mjeku u shpreh se ai nuk kishte denoncuar faktin që spitali s’kishte asnjë veshje, por që mjekët e vishnin vetëm në rastet kur dihej që pacienti ishte me koronavirus, ndërkohë që sipas tij duhet vënë në çdo kohë, pasi nuk i dihet.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment