Aktualitet

Mjeku bën parashikimin e frikshëm: Llogaris që në fund të shtatorit të kemi diku te 270-350 vdekje nga COVID-19

Mjeku tha se tha se me llogaritë e tij deri në shtator pritet që të ketë diku te 270-350 vdekje.
Featured image of article: Mjeku bën parashikimin e frikshëm: Llogaris që në fund të shtatorit të kemi diku te 270-350 vdekje nga COVID-19 Liadon Shapo, mjek

TIRANË-  Mjeku Laidon Shapo ka bërë sot një parashikim të frikshëm. I ftuar në “Tempora” në RTV Ora, mjeku tha se tha se me llogaritë e tij deri në shtator pritet që të ketë diku te 270-350 vdekje.

Shapo shtoi se gjërat mund të përshkallëzohen në të ardhmen me ritmet që po ecim në raport me pandeminë.


Me të dhënat e momentit llogaris që të kemi në fund të shtatorit diku te 270-350 vdekje minimalisht, nuk është çudi që gjërat të përshkallëzohen. Teste nuk kemi, nuk kemi as popullatën që nuk vendos maska, por t’i shikon se edhe në mbledhje qeveritare nuk vendosen maska“, është kjo deklarata e mjekut të njohur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sakaq, javët e fundit është rritur ndjeshëm numri i viktimave dhe të infektuarve. Ditën e sotme kanë humbur jetën 2 pacientë të tjerë dhe janë konfirmuar 74 raste të reja. Harta u zgjerua në 18 qytete të tjera. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin mjekim 81 pacientë, 7 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Numri i të shëruarve ka shkuar në 1744.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment