Aktualitet

Mjekja shqiptare tregon si e mposhti koronavirusin: Ende nuk ndjej asnjë lloj arome, por e kalova me lëhtësi. U infektova nga kolegët

Në një lidhje me Skype për emisionin 'Opinion", Resuli tha se fillimisht kishte vetëm dhimbje koke dhe hundët e zëna, më pas humbi të shijuarin dhe nuhatjen. Mjekja shtoi se mund ta ketë marrë nga kolegët e saj, shumë prej të cilëve ishin të infektuar.
Featured image of article: Mjekja shqiptare tregon si e mposhti koronavirusin: Ende nuk ndjej asnjë lloj arome, por e kalova me lëhtësi. U infektova nga kolegët

TIRANË– Mjekja shqiptare në Itali, Blerta Resuli, që u infektua me koronavirus ka treguar në lidhje me luftën që sapo kaloi. Në një lidhje me Skype për emisionin ‘Opinion”, Resuli tha se fillimisht kishte vetëm dhimbje koke dhe hundët e zëna, më pas humbi të shijuarin dhe nuhatjen. Mjekja shtoi se mund ta ketë marrë nga kolegët e saj, shumë prej të cilëve ishin të infektuar.

Shumë kolegë të mitë janë të infektuar. Unë u diagnostikova më datë 11 mar. Kisha pak shqetësime por duke qenë se shumë prej kolegëve ishin të infektuar, e bëra dhe unë testin. Unë jam onkologe. Besoj se e kam marrë nga kolegët, por nuk e përjashton mundësinë që mund të jem infektuar dhe nga ndonjë pacient. Fillimisht kisha vetëm dhimbje koke dhe hundët e zëna. Më pas humba shijen dhe nuhatjen. Ende nuk ndjej asnjë lloj arome. Për mua ishte lehtësisht i përballueshëm. Por nuk është realish një grip i thjeshtë. Simptomat janë më të forta, por për grup moshën time është më e përballueshme. Edhe kolegët e mi kishin pak a shumë të njëjtat simptoma, por njëri është në gjendje të keqe. Lodhja e trupit ka qenë shumë e fortë për të gjithë. Ende s’e kam marrë përgjgjen, por besoj do dal mirë,”– tha ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, numri i personave të infektuar në Shqipëri me Covid-19 është 174, mes tyre 4 fëmijë dhe 6 viktima. 17 nga të prekurit janë shëruar, harta e infektimit është zgjeruar. Tropoja i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 102 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 73 shtretër. Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment