Bota

Mjekja Gohil pretendon se Princ Harry mund të vuajë ‘deformim të butë’, kjo për shkak të viteve të trajnimit në Ushtri

Ditën e Shën Valentinin, Princ Harry pozoi pranë bashkëshortes Meghan Markle, në një foto bardh e zi ku njoftuan se janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Pikërisht këto foto kanë sjellë reagime në rrjet, ku shihet se këmbët e Princ Harryt, i cili ka pozuar zbathur pa këpucë.
Featured image of article: Mjekja Gohil pretendon se Princ Harry mund të vuajë ‘deformim të butë’, kjo për shkak të viteve të trajnimit në Ushtri Princ Harry dhe Meghan Markle

SHBA– Princi Harry mund të vuajë nga deformimi i kockave si rezultat i trajnimit dhe veprimit të tij në Ushtri, sipas një specialisti.

Ditën e Shën Valentinin, Princ Harry pozoi pranë bashkëshortes Meghan Markle, në një foto bardh e zi ku njoftuan se janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Pikërisht këto foto kanë sjellë reagime në rrjet, ku shihet se këmbët e Princ Harryt, i cili ka pozuar zbathur pa këpucë.

Sipas DailyMail, mjekja Dina Gohil, e cila drejton praktikën e DG Podiatrist dhe është ambasadore për CCS Footcare,tha se ai mund të ketë një deformim të butë të dhjamit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

”Gishtërinjtë e Harry-t mund të duken paksa të veçantë në formë, por kjo është deri në këndin e këmbës në tokë.  Në rastin e tij, një shkak i mundshëm i kësaj gjendje është trajnimi me ndikim të lartë dhe veprimi që ai pësoi gjatë qëndrimit në Forcat e Armatosura.”  – shpjegoi mjekja.

Harry, 36 vjeç dhe Meghan, 39 vjeç, zbuluan se po presin fëmijën e tyre të dytë me një foto bardh e zi të tyre ulur pranë një peme me dorën e Harry të vendosur nën kokën e Meghan ndërsa ajo shtrihet në prehrin e tij me dorën mbështetur në barkun e saj.

(d.a/dosja.al)

Shto Koment