Aktualitet

Mjekja e Infektivit tregon gjendjen e pacientëve me COVID-19: 3 janë në gjendje të rëndë

Ramosacaj ku tha se doktorët kanë një veshje speciale për të takuar të infektuarit.
Featured image of article: Mjekja e Infektivit tregon gjendjen e pacientëve me COVID-19: 3 janë në gjendje të rëndë Urgjenca infektive

TIRANË- Mjekja infektologe, Entela Ramosacaj ka treguar sot punën e saj të përditshme më pacientët që janë me koronavirus dhe po kurohen në spitalin Infektiv. Ramosacaj, ishte sot e ftuar në emisionin “Open”, ku tha se doktorët kanë një veshje speciale për të takuar të infektuarit.

Kemi 3 persona në gjendje të rëndë por theksoj se asnjëri prej tyre nuk është i intubuar. Kemi një veshje special. Një kostum i papërcjellshëm, kemi syzet dhe kemi maskat me karbon”, u shpreh mjekja.

Ndërkohë mjeku epidemolog, Ilir Alimehmeti tregoi shkallën e rrezikur të virusit COVID-19. “Ka studime që tregojnë se me rritje etemperaturave ulet mundësia e infektimit të shumë personave. Por nuk është vetëmn temperature që ka ndikim. Janë masat e marra një faktor shumë i rëndësishëm”, u shpreh Alimehmeti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bilanci i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri. Brenda 24 orëve të fundit janë shënuar 5 raste të reja, duke shkuar në 64 nurmi i të infektuarve.  Sot, konfirmohen tri italianë të prekur nga COVID-19, që janë shtetasit e parë të huaj që rezultojnë pozitivë.  Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment