Aktualitet

Mjekët si austronautë, pacientët të shtrirë nëpër krevate marrin oksigjen, pamje nga brenda spitalit Infektiv

VIDEO
Dalin pamjet nga brenda spitalit Infektiv, ku aty po kurohen dhjetëra persona të infektuar me COVID-19.
Featured image of article: Mjekët si austronautë, pacientët të shtrirë nëpër krevate marrin oksigjen, pamje nga brenda spitalit Infektiv Foto nga spitali Infektiv

Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar pamje nga brenda spitalit Infektiv, ku aty po mjekohen dhjetëra pacientë të infektuar me COVID-19. Në video shfaqen pacientët të shtrirë nëpër krevate, disa prej të cilëve marrin oksigjen me aparaturë.

“Mirënjohje për punën e palodhur të mjekëve dhe infermierëve në vijën e parë të përballjes me 🤜#COVID19❗️ #RESPEKT🙏🏼”, shprehet ministrja për viedeon e publikuar në Facebook.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në Shqipëri po luftohet çdo ditë me COVID-19. Ndërkohë numri i të infektuarve ka shkuar në  383 dhe deri më tani janë shënuar 22 viktima. Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19. Po kështu, harta e rasteve të reja është zgjeruar  në Tiranë, Shkodër dhe Fier.

J.V/Dosja.al

Shto Koment