Aktualitet

Mjekët në protestë tek QSUT-ja/ Kirurgu Ruka: As Rama as Manastirliu nuk kanë pranuar takim, mashtruan sindikatën

VIDEO
Ibrahim Ruka kirurg në QSUT tha për mediat që sindikata u mashtrua pasi as kryeministri Edi Rama as ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nuk kanë pranuar takimin me përfaqësinë e mjekëve.
Featured image of article: Mjekët në protestë tek QSUT-ja/ Kirurgu Ruka: As Rama as Manastirliu nuk kanë pranuar takim, mashtruan sindikatën Ibrahim Ruka

TIRANË- Ditën e sotme mjekët dhe infermierët kanë zhvilluar një protestë afro një orëshe tek Urgjenca e QSUT-së. Ashtu siç ishte paralajmëruar bluzat e bardha braktisën punën dhe protestuan në ambientet e jashtme të Urgjencës në QSUT  për 4 kërkesat e tyre.

Ibrahim Ruka kirurg në QSUT tha për mediat që sindikata u mashtrua pasi as kryeministri Edi Rama as ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nuk kanë pranuar takimin me përfaqësinë e mjekëve.  Ai tha se sot protesta do të jetë për një orë, ndërsa më tej do të merret një vendim nga këshilli koordinativ.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Sot sapo morëm lajmin që dhe kryeministri dhe ministrja nuk kanë pranuar të takohen me përfaqësinë e sindikatës por kanë lënë këshilltarët në dispozicion të tyre. Ky është një mashtrim i madh që i kanë bërë sindikatës dje. Besoj që do mblidhet këshilli koordinativ dhe do vendosë për më tutje. Sot është një orëshe protesta më pas do merret vendim nga këshilli”, deklaroi kirurgu Ruka.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm mjekët Gentian Stroni, Altin Kuqo, Fatos Olldashi, Arjan Harxhi dhe Arjan Mezini zhvulluan një takim në Kryeministri, ku paraqitën 4 kërkesat e tyre.

J.V/Dosja.al

Shto Koment