Bota

Mjekët në Francë konfirmojnë rastin e parë të infektimit me Covid-19 nga nëna tek foshnja në bark

Mjekët në spitalin 'Antonie Beclere' në Paris, arritën të konfirmonin që fëmija i porsalindur ishte i infektuar me Covid-19, një orë pas lindjes së tij dhe besojnë se infeksioni mund të ketë kaluar nga placenta në mitër.
Featured image of article: Mjekët në Francë konfirmojnë rastin e parë të infektimit me Covid-19 nga nëna tek foshnja në bark Foto ilustruese

 FRANCË– Mjekët në Francë kanë konfirmuar rastin e parë të një foshnje të infektuar me Covid-19 prej kohës kur ka qenë në mitër.

Edhe më herët ka pasur raste të ngjashme të bebeve që lindin me koronavirusin, por deri më tani ekspertët e shëndetësisë nuk konfirmonin dot nëse foshnjat infektoheshin që në barkun e nënës, para lindjes.

Specialistët mjekësorë kanë zbuluar një numër të lartë të rasteve të bebeve të porsalindura që kanë rezultuar me Covid-19, rasti i pari ishte në Kinë në muajin shkurt.

Ndërsa mjekët në spitalin ‘Antonie Beclere’ në Paris, arritën të konfirmonin që fëmija i porsalindur ishte i infektuar me Covid-19, një orë pas lindjes së tij dhe besojnë se infeksioni mund të ketë kaluar nga placenta në mitër.

Sipas “Independent”, studiuesit kanë thënë se nëna e foshnjes, 23-vjeçaria shtatëzë u shtrua në spital me kollë të rëndë dhe ethe në muajin mars, pas testimeve të bëra ajo ka rezultuar pozitive me koronavirus. Foshnja e saj lindi tre ditë më vonë, të gjitha rezultatet kanë treguar prani të virusit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Teste shtesë të lëngjeve të marra nga mushkëritë e të porsalindurit , si dhe kampionët e gjakut, kanë treguan gjithashtu shenja të virusit Covid-19.

Studiuesit kanë zbuluar se foshnja kishte shfaqur disa nga simptomat neurologjike të virusit që janë parë tek të rriturit. Megjithatë, ndërsa pyetjet kanë mbetur mbi atë se si virusi mund të përhapet në mitër, midis një rrugë mjedisore ose qafës së mitrës, ose përmes placentës. Por shkencëtarët ende nuk janë të qartë për këtë çështje.
Së bashku me kolegët e tij, Daniele De Luca, drejtori mjekësor i pediatrisë dhe kujdesit kritik neonatal në Antoine Beclere, pa ngarkesa më të larta virale në placentë sesa në lëngun amniotik dhe gjakun e nënës, duke sugjeruar se Covid-19 mund të përsëritej në mënyrë aktive në qelizat brenda placentës.

Sidoqoftë studiuesit thonë se do të duhen studime të mëtejshme për të konfirmuar këto rezultate.

Burimi: independent

K.A/Dosja.al

Shto Koment