Politike

“Sot rekord viktimash”/ Basha sërish akuza ndaj Ramës: Fatkeqësisht numrat që fsheh Rama janë edhe më keq

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale kreu i opozitës ka thënë se që nga marsi sot është shënuar numri më i lartë i viktimave nga koronavirusi.
Featured image of article: “Sot rekord viktimash”/ Basha sërish akuza ndaj Ramës: Fatkeqësisht numrat që fsheh Rama janë edhe më keq

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me vdekjet nga Covid-19 që u regjistruan ditën e sotme në vendin tonë.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale kreu i opozitës ka thënë se që nga marsi sot është shënuar numri më i lartë i viktimave nga koronavirusi. Por ndër të tjera ai ka akzuar sërish qeverinë duke thënë se shifrat që mund të ketë fshehur Rama sipas tij janë më të larta. Basha shkruan se Shqipëria ndodhet në situatë të vështirë jo vetëm prej pandemisë, por dhe për shkak të shkatërrimit të ekonomisë ku sipas tij për këtë e ka fajin Rama.

Postimi i Plotë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“U takova sot me një grup nga mjekët tanë të mrekullueshëm. Ata janë në vijën e parë të luftës me COVID. I përgëzova për përpjekjen e tyre për të shpëtuar jetë. Mjekët tanë përballen heroikisht në këtë betejë, edhe pse nuk marrin thuajse asnjë ndihmë nga qeveria. Ata më përshkruan një realitet shumë shqetësues. Sot, një numër rekord vdekjesh janë regjistruar në Shqipëri që nga marsi. Fatkeqësisht, numrat e vërtet që fsheh Rama janë shumë më keq. Shqipëria hyri në krizën e COVID në një situatë të vështirë, pas 7 vitesh përgjatë të cilave Rama e gjunjëzoi ekonominë dhe rrënoi sistemin tonë shëndetësor. Qytetarët e Shqipërisë janë ata që po e paguajnë çmimin e papërballueshëm. Shqipëria ka nevojë për një qeveri funksionale që punon për njerëzit dhe kujdeset për ta. Është në dorën tonë ta bëjmë realitet këtë.”- ka thënë ai. 

Ditën e sotme në vendin janë regjistruar 19 viktima dhe 774 raste të reja me Covid-19.  Ndërkohë në të gjithë Shqipërinë kanë humbur jetën 735 persona dhe janë infektuar 34,300 të tjerë.

(A.k.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment