Aktualitet

Mjekët e QSUT-së ndërgjegjësohen pas vdekjes së kolegut, por vizitorët janë problematikë, ja çfarë po ndodh në ambientet e spitalit

VIDEO
Problematikë në QSUT janë familjarët që vizitojnë të sëmurët. Ata shfaqen pa maska dhe nuk respektojnë distancimin social.
Featured image of article: Mjekët e QSUT-së ndërgjegjësohen pas vdekjes së kolegut, por vizitorët janë problematikë, ja çfarë po ndodh në ambientet e spitalit Mjekët në QSUT

TIRANË- Qendra Spitalore Univervistare në Tiranë është etiketuar si një vatër “e nxehtë” infeksioni. Javët e fundit jo vetëm që janë infektuar shumë personel shëndetësor, por humbi jetën edhe mjeku hematogol, Arjan Pushi.

Por si është aktualisht situata aty?

Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara nga ABC news, mjekët janë të pajisur me maska dhe shumica e tyre mbajnë edhe doreza gjatë orarit të punës. Mesa duket ata janë ndërgjegjësuar akoma edhe më shumë pas vdekjes së kolegut të tyre. Por, problematikë në këtë spital janë  vizitorët.  Në spitalin e Sëmundjeve të Brendshme, familjarët vijojnë t’i takojnë të afërmit e tyre të sëmurë me autorizim. Në fakt jo të gjithë familjarët mbajnë maska dhe shumica e tyre nuk respektojnë distancimin social.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë situata është përkeqësuar në të gjithë vendin. Së fundmi janë konfirmuar 82 raste të reja dhe janë shënuar 3 viktima. Harta është zgjeruar në 19 qytete. Po kështu, në spitalin Infektiv po marrin mjekim 78  pacientë, nga të cilët 9 janë në terapi intesive dhe 2 të intubuar.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment