Aktualitet

‘A rrezikojnë mjekët të infektohen?’/ Zv.ministrja e Shëndetësisë: Mund të ndodhë padashje, nëse ka shenja testohet

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka folur lidhur me sigurinë që kanë mjekët në frontin e parë.
Featured image of article: ‘A rrezikojnë mjekët të infektohen?’/ Zv.ministrja e Shëndetësisë: Mund të ndodhë padashje, nëse ka shenja testohet Mira Rakacolli

TIRANË– Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka dhënë detaje të reja lidhur me të prekurit me koronavirus në vendin tonë. Pas deklaratës për shtyp, ajo i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ku një prej të cilave ishte siguria e mjekëve që punojnë në spitalin Infektiv. 

PYETJE: A rrezikojnë mjekët që janë në vijën e parë?

RAKACOLLI: Presupozohet se mjekët përdorin mjete mbrojtëse, por nëse padashje dëmtohet mjeti mbrojtës dhe do të bëjë test, patjetër. Nëse mjeku shfaq shenjat e testimit, po. Por testimi masiv pa kontakt dhe simptoma, nuk ka kuptim të bëhet. Pa shenja dhe dyshim, shkenca epidimiologjike se sugjeron në një gjë të tillë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndër të tjera në deklaratë, Rakacolli përditësoi edhe shifrat e të prekurve nga pandemia covid-19 në vendin tonë. Harta e të prekurve në Shqipëri është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça.

Ndërkohë që janë 146 të infektuar, 17 prej të cilëve janë shëruar dhe 5 viktima. Lezha, Shkodra, Vlora, Kavaja e Elbasani janë qytetet e tjera të prekurve. Gjendja e e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri më tani, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.

(k.m.f.g/dosja.al)

Shto Koment