Psikologji

Mërkuri dhe alumini, shkaktarët kryesorë të autizmit!

Hiperaktiviteti dhe autizmi lindin kryesisht nga akumulimi i mërkurit dhe aluminit në ventrikulin kryesor të trurit, atë që ndan dy hemisferat e trurit.
Featured image of article: Mërkuri dhe alumini, shkaktarët kryesorë të autizmit!

ANGLI – Medical Medium, është libri më i ri dhe njëkohësisht më i shitur, i doktorit dhe shkrimtarit Anthony William.

Ky libër i cili për momentin cilësohet si libri më i shitur në Neë York dhe Amerikë, flet për disa nga sëmundjet mendore dhe fizike më të përhapura, si dhe i trajton ato në një këndvështrim totalisht ndryshe nga mënyra se si këto sëmundje janë trajtuar deri më tani.

Anthony, cilësohet si një gjeni i mjekësisë, ai në moshën 5 vjeçare arriti të gjente se gjyshja e tij vuante nga kanceri në mushkëri, edhe pse ajo nuk shfaqte asnje simptomë të tij. Pas vizitës mjekësore, fjalët e Anthonit u konfirmuan dhe gjyshja e tij vërtetë vuante nga kanceri i mushkërive.

Libri Medical Medium, i Anthony William

Pasioni dhe kurioziteti i tij për trupin e njeriut dhe ndikimin e botës së jashtme në të, bëri që ai të sillte një inovacion në mjekësi, e cila i shpëton jetën me mijra njerzëve në muaj, të cilat ilaçet dhe metodat tradicionale të kurimit, nuk i bëjnë efekt.

Për shumë kohë është menduar se autizmi mund të jetë një problem genetik, i krijuar nga deformimi në ADN.

Sipas Anthonyt, kjo është e turpshme dhe aspak e vërtetë.

Ai shkruan në librin e tij, se Autizmi dhe shumë sëmundje të cilat prekin fëmijët, vijnë si pasojë e metaleve toksike të rënda të konsumuara nga prindërit gjatë shtatëzanisë.

Hiperaktiviteti dhe autizmi lindin kryesisht nga akumulimi i mërkurit dhe aluminit në ventrikulin kryesor të trurit, atë që ndan dy hemisferat e trurit.

Nëse nuk zgjidhim problemin e merkurit, këto sëmundje do të vazhdojnë të prekin miliona fëmijë çdo vit. Fatkeqsisht, mërkuri është një neurotoksinë, i cili nuk del në shumicën e analizave të bëra, ndaj mjekët duhet të zgjohen nga gjumi i tyre letargjik, dhë të fillojnë të kuptojnë atë çfarë vërtet po ndodh me fëmijët.

Një foshnjë mund t’i marrë metalet e rënda nga nëna në uterus, ose nga babai në ngjizje. Kjo ndodh për shkak se prindërit e kanë akumuluar merkurin përgjatë dekadave, po ashtu edhe paraardhësit e tyre. Pra merkuri ka tendencë që të përçohet nga brezi në brez. Kjo mund të ndodhë për shekuj me radhë në rast se nuk ndërmerren hapat e duhur për ta larguar atë nga organizmi.

Alumini dhe mërkuri janë të pranishëm në pesticide, fungicide dhe herbicide.

Kontaminimi nga metalet e rënda është gjithmonë i pranishëm. Shumica e kanoçeve të lëngjeve me gaz janë prej alumini, letra e aluminit në kuzhinë është mjaft e përdorshme dhe pikërisht ky metal është përdorur edhe si veshje e jashtme e disa ndërtesave.

E.C/Dosja.al

Shto Koment