AktualitetFactcheck

Mjekë dhe pajisje nga Kina për të përballuar Covid-19 në Shqipëri? Ambasada kineze: S’ka asnjë kërkesë nga pala shqiptare, duam t’i ndihmojmë

EKSKLUZIVE
Dosja.al ka kontaktuar me ambasadën Kineze në Tiranë, e cila ka konfirmuar shkëmbimin e informacionit, por ka shtuar se nuk ka asnjë kërkesë nga pala shqiptare për mjekë dhe aparatura.
Featured image of article: Mjekë dhe pajisje nga Kina për të përballuar Covid-19 në Shqipëri? Ambasada kineze: S’ka asnjë kërkesë nga pala shqiptare, duam t’i ndihmojmë Foto ilustruese

TIRANË- Jeta në Shqipëri është drejt “paralizimit” total, ndërkohë që sytë e të dyshuarve, familjarëve të të prekurve, atyre që mendojnë se e keqja ende nuk ka kaluar, janë drejt Spitalit Infektiv, ku disa mjekë kurajozë po luftojnë përditë me vdekjen, me një sistem shëndetësor që nuk lë shumë vend për të imagjinuar.

Ndërkohë që Italia, një nga vendet me mjekësinë më të zhvilluar në botë, bashkëpunon ngushtë me Kinën, vendin e konsideruar si origjina e Covid-19, kërkon ndihmë dhe aparatura nga Kina. Mediat e huaja raportojnë çdo ditë për bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve, ndërkohë që Shqipëria, duket se po i del vetë ballë kësaj lufte. Dosja.al ka kontaktuar me ambasadën Kineze në Tiranë, e cila ka konfirmuar shkëmbimin e informacionit, por ka shtuar se nuk ka asnjë kërkesë nga pala shqiptare për mjekë dhe aparatura.

“Ne po ndjekim situatën e zhvillimit të epidemisë së COVID-19 në Shqipëri, dhe kemi po të njëjtën ndjenjë me miqtë shqiptare mbi sfidat e vështirsitë në këtë moment. Prej kohësh, pala kineze dhe pala shqiptare kanë mbajtur komunikim të ngushtë mbi luftën kundër epidemisë. Ne kemi ndarë me palën shqiptare rezultatet e studimit dhe raportet e luftës kundër epidemisë të palës kineze.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

Në këto ditë, do të zhvillohet edhe konferenca e video-s midis ekspertëve të shëndetit për luftën kundër epidemisë, për të prezantuar eksperiencat e Kinës, duke shpresuar që mund të ndihmojë punën e palës shqiptare. Ambasada kineze deri tani nuk ka marrë kërkesa përkatëse nga pala shqiptare.”-sqaron Ambasada Kineze në një reagim ekskluziv për Dosja.al.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri është 11 të infektuar dhe 1 i vdekur. Viktima është pacientja e moshuar në Durrës ka ndërruar jetë. Në Tiranë janë 10 pacientë të cilët kanë lidhje nga rasti ‘0’, ndërkohë rasti i Lushnjes është i veçuar dhe me historik udhëtimi Italinë. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në 127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Qeveria ka marrë një sërë marash shtrënguese kundër koronavirusit, duke mbyllur shkolla e universitetet, pube-t, palestrat dhe ka ndaluar të gjitha grumbullimet masive si konferenca, aktivitete sportive e kulturore. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të evitojnë takimet me njerëz të tjerë.

(F.g/dosja.al)

2 Komente në “Mjekë dhe pajisje nga Kina për të përballuar Covid-19 në Shqipëri? Ambasada kineze: S’ka asnjë kërkesë nga pala shqiptare, duam t’i ndihmojmë

  1. Është një ndihmë tepër urgjente që Qeveria duhet ta kërkojë nga R.P. Kinës :
    Aparaturat e testit të covid-19, që çdo Spital të ketë mundësi evidentimi të virusit tek qytetarët.
    Duhet ta bëj , pa i marr leje Trumpit .

    V.O. ju lutem dosja.al këtë kërkesë tuajën shpërndajeni tek çdo ministër, në veçanti tek k.ministri dhe ministrja e shëndetsisë.

  2. Ne vdesim dhe nuk i kerkojme ndihme Kines.Ne duam maska te skaduara per t"’ja shitur shtrenjte popullit,duam llafe televizori pa bereqet.Populli le te vdese por shendetsia falas edhte apo jo?.Kina mund te na sjelle ne falas nje nga ata spitalet njemije vendshe qe i nderonte per 8 dite dhe kjo do na mjaftonte si popull.Por qeveritaret tane shohin ku xhirohet euro pasi atje fitohet,me gjerat falas nuk fitojne gje.

Shto Koment