Aktualitet

Hidhte shtuf tek ‘Varrezat’ e Bathores, nën hetim një 40-vjeçar, gjobitet me 50 mijë lekë të reja

40-vjeçari po hetohet pasi akuzohet se ka shkaktuar ndotje të arjit, ndërkohë që edhe është gjobitur  me 50 mijë lekë të reja. 
Featured image of article: Hidhte shtuf tek ‘Varrezat’ e Bathores, nën hetim një 40-vjeçar, gjobitet me 50 mijë lekë të reja Pamje nga vendngjarja

TIRANË–  Një 40-vjeçar me iniciale G.D, është proceduar penalisht pasi është kapur duket hedhur shtuf në vendin e quajtur “Varrezat” në zonën e Bathores.

40-vjeçari po hetohet pasi akuzohet se ka shkaktuar ndotje të arjit, ndërkohë që edhe është gjobitur  me 50 mijë lekë të reja. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Vijojnë operacionet kundër krimeve mjedisore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Procedohet penalisht një shtetas dhe referohen materialet për kompaninë në të cilën ai ishte i punësuar.

Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore dhe për menaxhimin e mbetjeve, shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 5, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, në vendin e quajtur “Varrezat”, në Bathore, kanë konstatuar shtetasin G. D., duke hedhur material (shtuf) që shkakton ndotje të ajrit.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 5 proceduan penalisht për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”, shtetasin G. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet për kompaninë në të cilën ishte punësuar ky shtetas.

Nga ana e Policisë Bashkiake u vendos masa e gjobës 50 mijë lekë të reja. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment