Politike

“Më futi duart në fyt”, Bufi tregon rastin e pazakontë me socialistin, Rama e mbështet: Dajak hëngri ai, jo Majlinda. Rrihini!

Video
E pranishme në Kongresin Zgjedhor të Partisë Socialiste, Bufi tha se personi në fjalë i ka vënë duart në fyt pasi nuk e pranonte që të kishte një bashkë-kryetare, pasi ishte mësuar që të qëndronte i vetëm në pushtet. Pa treguar emër, kryebashkiakja e Roskovecit tha se gjithsesi nuk ka turp që t’i bjerë derës së një zyrtari dhe të kërkojë llogari.
Featured image of article: “Më futi duart në fyt”, Bufi tregon rastin e pazakontë me socialistin, Rama e mbështet: Dajak hëngri ai, jo Majlinda. Rrihini! Majlinda Bufi dhe Edi Rama
Përditësuar:

TIRANË– Kryebashkiakja e Roskovecit Majlinda Bufi ka treguar një episod sherri që ka ndodhur mes saj dhe një kryetar i organizatës socialiste. E pranishme në Kongresin Zgjedhor të Partisë Socialiste, Bufi tha se personi në fjalë i ka vënë duart në fyt pasi nuk e pranonte që të kishte një bashkë-kryetare, pasi ishte mësuar që të qëndronte i vetëm në pushtet. Pa treguar emër, kryebashkiakja e Roskovecit tha se gjithsesi nuk ka turp që t’i bjerë derës së një zyrtari dhe të kërkojë llogari.

“Shpesh fenomene të ndryshme janë të papranueshme për gratë dhe për pjesën tjetër të gjinisë janë normale. Nuk është jo femërore kur ngre zërin dhe një burri të fortë i thua kjo nuk bëhet. Kur i tregon ligjin dhe zbatueshmërinë e tij një grupi jo të mësuar më parë me të. Nuk është turp të këmbëngulësh në arritjen e një objektivi dhe t’i biesh derës së një zyrtari. Mund edhe ta thyesh derën kur ke argumenta të fortë. Unë këtë e quaj sfidë. Nuk është as e imja dhe as e Linditës, por e tëgjitha ne. Kur diskutonim për herë të parë për një bashkë-kryetare në një fshat jo të afërt, kryetari aktual i saj gati sa nuk më mbyti dhe më vuri duart në fyt. Se nuk e pranonte dot këtë fakt, se vajza në krah të tij duhet të kishte vite në këtë organizatë që të ishte aty. Po ku ta gjejmë ne këtë grua kur kjo ka qenë monopol vetëm i gjysmë gjinisë tjetër? Në mund ta gjejmë këtë vetëm duke mbështetur sfidat dhe duke besuar se do ia dalim. Edhe një, edhe një tjetër,”– tha Bufi ndër të tjera.

Pas kryebashkiakes në skenë u ngjit kryeministri Edi Rama dhe u kërkoi të gjitha grave që të mos lejojnë asnjë burrë që t’u vendosin duart në fyt.  Rama shtoi me humor se në fakt ai që kishte ngrënë dajak, ishte burri në fjalë dhe jo Bufi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E para atë çështjen e sapo hapur të vendosjes së një gruaje apo vajze bashkëkryetare në çdo organizatë socialiste mos e lëshoni dhe mos toleroni që burra si ai që Majlinda Bufi, që i vuri duart në fyt dhe hëngri dajak ai, jo ajo. Po këtë se thotë ajo sepse është pjesa që duhet të tregohen tolerante gratë. Atyre burrave bëjani siç ia bëri Majlinda. Rrihini,”- tha kryeminsitri ndër të tjera.

Ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve është zhvilluar dita e parë e Kongresit të Partisë Socialiste. Prej dy orësh kryefjalë ka qënë përfshirja e grave në politikë dhe prezantimi i nismës më të re; Edhe një! Një fjalë përshëndetëse kanë marrë ministret dhe deputetet socialiste, ndërsa për herë të parë në Kongres ka mbajtur një fjalë edhe bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda. Fjalimi i saj, u pasua me batuta nga kreu i qeverisë, i cili nuk la rastin që t’i shkonte pa thumbuar edhe kryedemokratin Lulzim Basha. Nga Kongresi gjithashtu ra në sy edhe prania e dezifektantëve, si pjesë e masave të marra ndaj koronavirusit.

(f.m/dosja.al)

Një Koment në ““Më futi duart në fyt”, Bufi tregon rastin e pazakontë me socialistin, Rama e mbështet: Dajak hëngri ai, jo Majlinda. Rrihini!

  1. Tragji-komedi ne PS… qesharake Po aq sa hajdute. Tmerr.

Shto Koment