
KOLUMBI – Trajneri portugez Karlos Queiroz largohet nga stoli i kombëtares kolumbiane. Kanë mjaftuar dy humbjet radhazi, ndaj Uruguajit me rezultin 0-3 në shtëpi dhe 6-1 ndaj Ekuadorit në transfertë, për t’i dhënë fund bashkëpunimit, midis teknikut shumë të gjezdisur portugez dhe drejtuesve të Federatës Kolumbiane të Futbollit.
Palët kanë vendosur të zgjidhin me konsensus kontratën e marrëveshjes, ndërkohë që vetë Federata Kolumbiane ka falenderuar trajnerin për punën e bërë gjatë këtyre dy viteve, duke e konsideruar si nder që bashkëpunuar dhe punuar me një emër të madh si ai.
67-vjeçari Karlos Queiroz, i lindur në koloninë portugeze të Mozambikut, në karrierën e tij ka drejtuar edhe Realin e Madridit, ka qenë ndihmësi i Fergusonit në stolin e Mançester Junajtid, përpos se ka drejtuar dy herë kombëtaren e Portugalisë, Emirateve Arabe, Afrikës së Jugut, Iranit dhe së fundmi atë të Kolumbisë.
B.T (Dosja.al)