Sport

“Mjaft! Po e poshtëroni fanellën”, edhe tifozët kundër Juventusit, sikur të mos mjaftojë renditja e problemet pafund

Tifozët natyrisht nuk janë të kënaqur. Ka qenë grupimi zyrtar i skuadrës bardhezi, “Curva Sud”, që kanë reaguar në faqen e tyre, ku kanë shkruar: “Mjaft! Ju po e poshtëroni fanellën”.
Featured image of article: “Mjaft! Po e poshtëroni fanellën”, edhe tifozët kundër Juventusit, sikur të mos mjaftojë renditja e problemet pafund Tifozët e Juventusit

TORINO– Humbja ndaj Beneventos ka trazuar ujërat te skuadra e Juventus. Andrea Pirlo nuk di ku ta ketë mendjen më parë. Rezultatet nuk po vijnë, por duhet theksuar se janë në limitet e asaj vijës së hollë të kuqe, që ndan suksesin nga dështimi, pasi vendi i katërt për Champions League është në rrezik.

Në Torino, bardhezinjtë kanë bërë një prezantim pozitiv në aspektin e lojës, e janë dënuar nga gabimet individuale, që i kushtuan tre pikë më pak në renditje. Tifozët natyrisht nuk janë të kënaqur. Ka qenë grupimi zyrtar i skuadrës bardhezi, “Curva Sud”, që kanë reaguar në faqen e tyre, ku kanë shkruar:

 

 

View this post on Instagram

 

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

A post shared by 𝗖𝗨𝗥𝗩𝗔 𝗦𝗨𝗗 𝗝𝗨𝗩𝗘𝗡𝗧𝗨𝗦 𝟭𝟴𝟵𝟳 🟢⚪️🔴 (@curvasudjuventus1897)

“Mjaft! Ju po e poshtëroni fanellën”. Tifozët kanë kontestuar edhe më parë skuadrën, duke i quajtur të padenjë për fanellën që mbajnë. Por presioni që po shfaqet në klub, ku të gjithë kërkojnë të çojnë fajin diku larg tyre, është i gabuar dhe më shumë se të gjithë e ndjen tekniku Andrea Pirlo.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment