Politike

‘Mjaft me lojëra!’/ Ambasadorja Kim për Gjykatën Kushtetuese: Njerëzit e donin 30 vjet më parë, e duan tani. Ka ardhur koha!

Yuri Kim shkruan se njerëzit nuk duhet të presin për të pasur Gjykatën Kushtetuese por ka ardhur koha që ta kenë tani.
Featured image of article: ‘Mjaft me lojëra!’/ Ambasadorja Kim për Gjykatën Kushtetuese: Njerëzit e donin 30 vjet më parë, e duan tani. Ka ardhur koha! Yuri Kim

TIRANË– Ambasada e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka bërë të ditur në Facebook se ditën e sottme në orën 18:00 do të japë një intervistë për Zërin e Amerikës për çështjen e Gjykatës Kushtetuese.

Në postimin e bërë në Facebook, Kim shkruan se njerëzit nuk duhet të presin për të pasur Gjykatën Kushtetuese por ka ardhur koha që ta kenë tani.

Njoftimi i Ambasadores:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

‘Unë nuk mendoj se njerëzit duhet të presin deri zgjedhjet e ardhshme për të pasur një Gjykatë Kushtetuese. Ata nuk duhet të presin derisa BE të marrë një vendim, për të pasur sundim të ligjit. Ata e duan tani. Ata e donin një vit më parë. Ata e donin katër vjet më parë. Ata e donin 30 vjet më parë. Ka ardhur koha. Ka ardhur koha. Mjaft me lojra”! Ndiqni VOA – Zëri i Amerikës sonte në mbrëmje, ora 18:00, për të parë intervistën e Ambasadores së SHBA Yuri Kim me Armando Meron.’

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment