Rajoni

Mitsotakis tjetër mesazh për Shqipërinë: Negociatat kalojnë nga respektimi i minoritetit grek

Mitsotakis thotë se rruga europiane e Ballkanit Perëndimor është në favor të Greqisë por thekson se Shqipëria duhet të respektojë minoritetin grek. Këtë ia përmendi dhe Mitsotakis Ramës gjatë dy takimeve në 2019 në SHBA dhe Athinë.
Featured image of article: Mitsotakis tjetër mesazh për Shqipërinë: Negociatat kalojnë nga respektimi i minoritetit grek Kiriakos Mitsotakis, Kryeministri i Greqisë

SHBA- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka folur dhe një herë për minoritetin në Shqipëri, ku është shprehur se duhet mbrojtur. Gjatë fjalës së mbajtur në Këshillin Atlantik në SHBA, Mistrotakis ka thënë se minoriteti është pjesë e integrimin europian të Shqipërisë.

Mitsotakis thotë se rruga europiane e Ballkanit Perëndimor është në favor të Greqisë por thekson se Shqipëria duhet të respektojë minoritetin grek. Këtë ia përmendi dhe Mitsotakis Ramës gjatë dy takimeve në 2019 në SHBA dhe Athinë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Janë ende çështje që ne po përpiqemi t’i ndryshojmë. Në të njëjtën kohë kemi thënë se rruga europiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në favorin tonë. E përkrahëm vendimin në Samitin e fundit lidhur me datën për hapjen e negociatave. Por Shqipërisë ia kemi bërë të qartë që aty duhet të respektohet minoriteti grek”– u shpreh Mitsotakis.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment