Bota

Mitsotakis në NATO: Nëse Turqia nuk hyn në dialog, do i drejtohemi gjykatës ndërkombëtare

Ai është shprehur se aleatët nuk mund të bashkëpunojnë me grupet xhihadiste, duke shtuar se praktika të tilla do të minojnë vlerat e NATO-s. 
Featured image of article: Mitsotakis në NATO: Nëse Turqia nuk hyn në dialog, do i drejtohemi gjykatës ndërkombëtare Kyriakos Mitsotakis

GREQI– Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, gjatë fjalës së tij dtën e sotme në Asamblenë Parlamentare të NATO – s, i është referuar situatës me Turqinë.  Ai është shprehur se aleatët nuk mund të bashkëpunojnë me grupet xhihadiste, duke shtuar se praktika të tilla do të minojnë vlerat e NATO-s. Ai ka shtuar se nëse mes vendeve nuk arrihet një  dakordësi,  mosmarrëveshjet do zgjidhen duke iu drejtuar gjykatës ndërkombëtare

“Aleatët nuk mund të bashkëpunojnë me grupet xhihadiste. Këto praktika minojnë vlerat e NATO-s, solidaritetin, kohezionin, unitetin dhe efektivitetin e NATO-s si një organizatë politike dhe ushtarake dhe bien ndesh me qëllimet e vetë Aleancës dhe interesat e mbrojtjes.Suksesi i NATO-s qëndron në solidaritetin kolektiv. Aleanca jonë jo vetëm që forcon Amerikën, por gjithashtu siguron mbrojtjen e Evropës. Vetë Greqia ka pranuar sfida të sigurisë, të cilat në fakt minojnë unitetin e NATO-s. Në vitin 2020, kjo u testua rëndë, për shkak të sfidave turke dhe veprimeve të njëanshme. Gjatë kësaj periudhe, unë e nxita Presidentin Erdogan për të angazhuar dhe zgjidhur mosmarrëveshjet tona në frymën e bashkëpunimit. Siç e kam thënë shumë herë këtë vit, Greqia dhe Turqia do të duhet të flasin dhe nëse nuk pajtohemi atëherë do të duhet të zgjidhim mosmarrëveshjet tona duke iu drejtuar gjykatës ndërkombëtare dhe le të mbizotërojë sundimi i ligjit”– tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(a.k.dosja.al)

Shto Koment