Rajoni

Mitsotakis flet për gjendjen e pandemisë së Covid-19 në Greqi: Do të jemi të kujdeshëm për vendimet që do të marrim

Në një deklaratë për mediat ai është shprehur se duhet që të jetën shumë të kujdesshëm me vendimet që marrin pasi nëse nxitohen mund të shtohen sërish rastet me Covid në vend.
Featured image of article: Mitsotakis flet për gjendjen e pandemisë së Covid-19 në Greqi: Do të jemi të kujdeshëm për vendimet që do të marrim Kyriakos Mitsotakis

GREQI-Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka folur për pandeminë e Covid-19 në vend. Në një deklaratë për mediat ai është shprehur se duhet që të jetën shumë të kujdesshëm me vendimet që marrin pasi nëse nxitohen mund të shtohen sërish rastet me Covid në vend. Ai më tej, tha se ndoshta rruga që do të marrin është me e ngadalta por është edhe më e sigurta. Mitsotakis gjithashtu tha se do të dëgjojë të gjithë sugjerimet e ekspertëve në mënyrë që mos të kenë të papritura. Kryeministri grek në deklaratën e tij foli edhe për gjendjen e situatës në këto momente, ku tha se zvogëlimi i rasteve është i dukshëm dhe se presioni mbi mjekët është më i ulët se në fillim të këtij muaji.

“Ne duhet të jemi të kujdesshëm në vendimet që duhet të marrim, duke marrë parasysh sugjerimet e ekspertëve . Rruga jonë mund të duket më e ngadaltë, por do të jetë më e sigurt. Dhe mbi të gjitha, duhet të jetë një rrugë pa pengesa. Situata është pak më e mirë. Tani presioni mbi Sistemin Kombëtar të Shëndetit në Greqinë Veriore po ulet gradualisht,” tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Greqi janë regjistruar 104,227 persona me Covid-19 ndërsa 2,321 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment