Rajoni

Mitrovicë/ Digjet makina e zëvendësministrit serb Millosh Peroviç, policia nis hetimet

Digjet makina e zëvendësministrit të ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës, Millosh Peroviç.
Featured image of article: Mitrovicë/ Digjet makina e zëvendësministrit serb Millosh Peroviç, policia nis hetimet Foto ilustruese

KOSOVË– Digjet makina e zëvendësministrit të ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës, Millosh Peroviç.

Me anë të një njoftimi për shtyp, Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin duke pohuar se ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit.

“Mbrëmë në orën 2 e 42 minuta, në qendër të Zubin Potokut, është djegur vetura Volksëagen Passat, me tabela të Kragujevcit (qytet në Serbi), pronar i së cilës është Millosh Peroviç, zëvendësministër në Qeverinë e Kosovës. Zjarri është lokalizuar nga njësia e zjarrfikësve lokalë. Është lajmëruar prokurori publik , i cili ka hapur rastin”, ka deklaruar Branislav Radoviç, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas Radoviç, hetimet lidhur me rastin kanë nisur por ende nuk ka asnjë person të dyshuar.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment