Aktualitet

Misteriozi nga Veriu del në skenë! Biznesmeni shpëtoi falë një detaji, Edmond Jamaku e la minën pa montuar poshtë makinës… dëshmia e “Pentitos” zbulon planin 2-mujor dhe sherret e Cukalit me 2 kushërinjtë

  • ‘Hap gojën’/ Dëshmia: Më vunë në shënjestër pas vrasjes së Eri Zefit, kisha lidhje me një prej autorëve
  • Një tjetër detaj me rëndësi është fakti se i forti i Myslym Shyrit, Gjergji Cukali ka patur përplasje të shumta me dy kushërinjtë Jamaku për realizimin e atentatit. Plani ka zgjatur dy muaj, por dështoi për shkak se mina e përdorur për të ekzekutuar biznesmenin, nuk ishte montuar siç duhet.
    Featured image of article: Misteriozi nga Veriu del në skenë! Biznesmeni shpëtoi falë një detaji, Edmond Jamaku e la minën pa montuar poshtë makinës… dëshmia e “Pentitos” zbulon planin 2-mujor dhe sherret e Cukalit me 2 kushërinjtë Foto ilustruese

    TIRANË– Një detaj në dukje i parëndësishëm i ka shpëtuar jetën biznesmenit të penduar, në muajin shkurt të këtij viti, në atentatin që iu bë në Kamëz. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se një prej personave kryesorë që qëndronte me Gjergji Cukalin në takimet që ata kryenin me Enver dhe Edmond Jamakun, kishte rolin kyç të vëzhgimin që atentati do të shkonte siç duhet. Një person i përfshirë, i cili ka dëshmuar në statusin e të penduarit pranë grupit hetimor të ngritur në SPAK, ka thënë se ky person, me rol monitorues ishte verior dhe me trup mesatar. Ai ka qëndruar pranë banesës së biznesmenit për të parë nëse dy kushërinjtë Jamaku do bënin punën siç duhet.

    Një tjetër detaj me rëndësi është fakti se i forti i Myslym Shyrit, Gjergji Cukali ka patur përplasje të shumta me dy kushërinjtë Jamaku për realizimin e atentatit. Plani ka zgjatur dy muaj, por dështoi për shkak se mina e përdorur për të ekzekutuar biznesmenin Gjon Mena, nuk ishte montuar siç duhet.

    “Faji” për këtë i është lënë Edmond Jamakut i cili e kishte vendosur minën poshtë makinës pa e montuar. Por edhe pse ata nuk e realizuan siç duhet planin, personi misterioz që shoqëronte Gjergji Cukalin, sipas të penduarit iu ka shpjeguar kushërinjve Jamaku si vendosej mina.

    Ai tregon në dëshminë e tij se ky person, për të cilin shprehet se nuk e njeh dhe nuk i di emrin, i ka treguar Enver Jamakut që mina në formë drejtkëndëshe, brenda të cilës ishte nje telefon i vjetër, vihej në punë më anë të një fitili elektrik që futej në vendin e kufjes dhe më pas ndezja bëhej nëpërmjet thirrjes telefonike.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Çfarë ndodhi më 9 shkurt?

    Mëngjesin e datës 9 shkurt, Gjon Mema u drejtuar për tek makina e tij e llojit “BMW X5”, që e kishte të parkuar në Kamëz. Në momentin që Mema shtypi pultin për të hapur makinën lënda eksplozove shpërtheu. Si pasojë e shpërthimit, Mema pësoi lëndime në të dyja këmbët, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Organizatori Gjergj Cukali është emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Në 2019 është arrestuar si i dyshuar në përfshirjen e vrasjes së ish-efektivit të policisë Arben Bilali.

    (F.g/dosja.al)

    Shto Koment