Bota

Misteri i të rinjve që vdesin nga koronavirusi, janë gjenet ato që bëjnë diferencën

CNN, ka bërë një shkrim ditën e sotme ku ka sqaruar disa gjëra që duhet të dini mbi koronavirusin, ndër to edhe misterin e vdekjes së të rinjve.
Featured image of article: Misteri i të rinjve që vdesin nga koronavirusi, janë gjenet ato që bëjnë diferencën Foto Ilustruese

SHBA– Koronavirusi ka gjunjëzuar tAshmë të gjithë botën. fillimisht u raportua se të rënit e kësaj pandemie janë më të moshuarit, ndërsa shifrat në ditët në vijim, treguan se askush nuk është i paprekshëm. madje shumë të rinj humbën jetën, në betejën me Covid-19, edhe pse me imunitet të fortë.

CNN, ka bërë një shkrim ditën e sotme ku ka sqaruar disa gjëra që duhet të dini mbi koronavirusin, ndër to edhe misterin e vdekjes së të rinjve.

“Pse koronavirusi vret disa të rinj? Shkencëtarët pyesin nëse përgjigja mund të qëndrojë në gjenet tona, veçanërisht në një enzimë që i bashkëngjitet sipërfaqes së qelizave në mushkëri, si dhe zemrës. Është gjithashtu e mundur që një përbërës kritik i prodhuar nga trupi, i njohur si surfaktant, i cili lejon që mushkëritë të zgjerohen dhe të kontraktohen, të pakësohet në disa pacientë. nga ana tjetër, ka disa njerëz të rinj, të shëndetshëm, që kanë sistem imunitar shumë reaktiv. kjo gjë con në një stuhi inflamatore masive që kaplon mushkëritë dhe organet e tjera,”- shkruan CNN.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në rang global Covid-19 ka vrarë mbi 71 mijë persona dhe ka infektuar 1.3 milionë të tjerë, por lajm i mirë është se 269,494 të prekur kanë fituar betejën me COVID-19. Në Itali janë shënuar 16,523 viktima, ndërsa në Francë 8,078. Virusi po bën ‘kërdinë’ në Spanjë, ku aty kanë humbur jetën 13.055 persona. Të infektuar ka edhe në Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Kosovë. Shqipëria ka rregjistruar 377 persona të infektuar dhe 22 viktima nga Covid-19.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment