Politike

Misteri i pikës 10! Si u hoq ‘njohja e Kosovës’ nga marrëveshja në SHBA, flet Thaçi: Unë e kam pasur në qershor, ka ndërhyrë Serbia

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pranoi se në draft-marrëveshjen që ai ka pasur me vete në qershor, para se të tërhiqej për të shkuar në Gjykatën Speciale, ka qënë e shkuar edhe e ashtuquajtura pika 10.
Featured image of article: Misteri i pikës 10! Si u hoq ‘njohja e Kosovës’ nga marrëveshja në SHBA, flet Thaçi: Unë e kam pasur në qershor, ka ndërhyrë Serbia Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

TIRANË– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për “Open” ka folur lidhur me marrëveshjen e nënshtruar pak ditë më parë mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Në fjalën e tij, Thaçi pranoi se në draft-marrëveshjen që ai ka pasur me vete në qershor, para se të tërhiqej për të shkuar në Gjykatën Speciale, ka qënë e shkuar edhe e ashtuquajtura pika 10. Kjo pikë përfshinte njohjen e Kosovës nga Serbia, megjithatë kreu i shtetit ka shtuar se nuk ka dijeni përse është hequr.

PJESË NGA BISEDA:

PYETJE: Jeni i keqardhur që nuk e firmosët ju marrëveshien?

Hashim Thaçi: Me rëndësi është që liderët e Kosovës kanë kërkuar që SHBA të marrin rol udhëheqës në dialogun me Serbinë. Takimi ndodhi nën udhëheqjen e Trump.

PYETJE: Do ta nënshkruanit ju marrëveshjen?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Hashim Thaçi: Është produkt procesi për më shumë se 2 vite. Kam diskutuar edhe me presidentin Trump. Disa prej gjërave ka qënë edhe publike. Në qershor ishte dhe pika 10 për njohjen e Kosovës. Nuk e di çfarë ka ndodhur se nuk kam marrë pjesë. Serbia nuk e ka pranuar pikën 10. 

PYETJE: Do ta kishit pranuar heqjen e pikës 10?

Hashim Thaçi: Është çështje e diskutueshme. Mbetet për të punuar. 

(k.m.dosja.al)

Shto Koment