Dikur

“Vejusha e Zezë”/ Cili ishte roli i Nexhmije Hoxhës pranë Enverit të sëmurë. Misteri i fotos me telefonin personal të diktatorit, rrëfimi i nuses së djalit: Ajo s’është e keqe por e tmerrshme. S’ka të dytë si ajo!

Vështirë është që të zbulosh se cili ka lënë roli i saj krah Hoxhës, edhe kur dëshmitë rreth figurës së saj kanë qënë kontradiktore. Kush më mirë e njeh Nexhmijen se fëmijët e saj? Për shkrimin e sotëm në rubrikën “Dikur” do vendosim përballë njëra-tjetrës intervistat e nuseve të saj, Liljanës dhe Teutës, të cilat dëshmojë versione kontradiktore lidhur me rolin e Nexhmijes në punët e shtetit socialist të asokohe.
Featured image of article: “Vejusha e Zezë”/ Cili ishte roli i Nexhmije Hoxhës pranë Enverit të sëmurë. Misteri i fotos me telefonin personal të diktatorit, rrëfimi i nuses së djalit: Ajo s’është e keqe por e tmerrshme. S’ka të dytë si ajo! Liljana, Enver, Nexhmije dhe Teuta Hoxha

TIRANË- 26 shkurt 2020. Nexhmija, e veja e ish-diktatorit Enver Hoxha u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare. Figura e saj ka qenë shumë e kontestuar por roli i saj në regjimin e diktaturës një mister që tanimë me largimin e saj nga jeta nuk do të zbuluohet kurrë.

Vështirë është që të zbulosh se cili ka lënë roli i saj krah Hoxhës, edhe kur dëshmitë rreth figurës së saj kanë qënë kontradiktore. Kush më mirë e njeh Nexhmijen se fëmijët e saj? Për shkrimin e sotëm në rubrikën “Dikur” do vendosim përballë njëra-tjetrës intervistat e nuseve të saj, Liljanës dhe Teutës, të cilat dëshmojë versione kontradiktore lidhur me rolin e Nexhmijes në punët e shtetit socialist të asokohe.

Në dy intervista tek emisioni “Opinion”, nusja e Sokolit, Liljana Hoxha ka folur gjithë urrejtje për vjehrrën e saj, duke nxjerrë edhe foto ekskluzive që tregonin rolin e Nexhimijes dhe pushtetin që ajo fitoi pasi diktatori iu dorëzua sëmundjes, që i mori të folurën dhe këmbët.

Nexhmija ka qënë kontrollori i gjithçkaje, kondicionuesi i gjithçkaje në emër të Enverit. Nuk do bëni këtë se kështu tha Enveri. Ne e takonim ai nuk na thoshte gjë. Nëse do të duhej që unë diçka do të doja ta bëja me patjetër, e i thosha unë këtë do ta bëj do t’i them babit, se Nexhmija kishte dhënë që nuk do Enveri, ajo menjëherë dredhonte dhe thoshte më lër t’ja them unë. Dhe pastaj vinte e thoshte dakord është Enveri”-shprehej Liljana.

Nëse Nexhmija kishte kontroll dhe pushtet së paku mbi familjen gjatë kohës kur Enveri ishte mirë, ç’ndodhi kur u ai u sëmur? Si komunikonte ai me Byronë e Partisë? Kush ia thoshte dyshimet për armiqtë e popullit? Si i thuheshin informacionet? Sipas Liljanës, gjithçka filtrohej nga Nexhmija dhe Ramiz Alia, aleanca e të dyve u forcua gjatë kohës kur Hoxha ishte në momentet më të vështira shëndetësore.

Deri në vitin ’73 ka qënë një grua intelektuale dhe BASTA. Me sëmundjen e Enver Hoxhës u bë e fuqishme si korriere apo transmetuese. Nuk mund ta thotë askush se çfarë ajo bënte gjatë transmetimit. Është telefoni i lidhur me Komitetin Qëndror. Nuk po flet me familjen, as me punën është telefoni special. Kjo foto vërteton se me izolimin e Enver Hoxhës ajo të paktën bëhet transmetuese. Më pas bëhet edhe filtër. Informacioni çoi në tufëzimin.”

Mirëpo akuzat Liljana nuk i ka ndalur vetëm në spektrin e gjerë në drejtimin e vendit, por ka kaluar edhe në akuza personale se e veja e ish-diktatorit kishte “dënuar me vrasje” edhe vëllain dhe motën e saj: Nexhmije Hoxha nuk më ka dashur kurrë. Më ka bërë keq. Më ka vrarë vëllanë e motrën. Ka vrarë gjithë shqiptarët. Unë atë grua e kam frikë. Le të jetë Enver Hoxha në krye. Ajo nuk është e keqe me mua por është grua e tmerrshme. Nuk ka të dytë si ajo. S’ka qënë e devotshme, por në dukje po. Ka qënë kontroll dhe jo devotshmëri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Çdo gjë që kemi dëgjuar për jetën brenda mureve të familjes përmbyset nga nusja e Ilirit, Teuta Hoxha, person që jetoi deri në momentet e fundit të Nexhmijes me një kulm me të. Në intervistën e saj në “Debat”, Teuta nuk i kursen lavdet për vjehrrën e saj. Ajo e përshkruan atë një grua të mrekullueshme, e cila kishte prioritet vetëm dhe vetëm familjen, e cila mbahej larg nga bashkëshorti diktator. Për herë të parë, Teuta përmend edhe tre vijat e kuqe që Enveri kishte hequr për gruan e tij, në të cilat ajo nuk do të ndërhynte.

“Në e pyesnim ndonjëherë për ndonjë gjë dhe Nexhmija thoshte nuk e di, sepse Enveri nuk ka folur kurrë për probleme të ministrisë së Brendshme, Mbrojtjes dhe asaj të Jashtme me të. Nuk më tregon thoshte. Nuk i ka diskutuar kurrë asnjëherë me të. I vinin radiogramet nga ministria e Jashtme në shtëpi. Jo që i lexonte vetë, i digjte me dorën e tij. As për t’i djegur nuk ia jepte Nexhmije Hoxhës, vetëm sepse i quante sekret shtetëror. Unë e quaj fat që kam jetuar gjithë jetën në një çati me Nexhmijë Hoxhën. Është grua e jashtëzakonshme. Gjithë jetën e saj, është një grua e kulturuar dhe gjithmonë e prokupuar për familjen. Është e afërt me ne. Nga ajo grua ke ç’të mësosh shumë gjëra,”-rrëfen Teuta.

Teuta shkon edhe më tej duke mohuar edhe rolin e përçueses së mesazheve të Nexhmijes në ndihmë të bashkëshortit të saj. Sipas saj, fjalët e të kunatës me të cilën ndau vite të tëra jetë ishin ‘llafe pazari’, të cilat do t’i sheshonte vetëm koha.

“Janë fjalë pazari dhe koha po i shoshit këto gjëra. Është kot të ngulmosh për t’i mbushur mendjen njerëzve.”

Po Nexhmija thoshte?

“Për mua tabu ishin, e kisha marrë vesh ose më kishte lënë Enveri të kuptoja, çështjet e Këshillit të Mbrojtjes dhe Sigurimit dhe gjithë politika tjetër, ajo e Jashtme nuk kishte problem. Janë legjenda. Çpifje! Mua kot më përfshijnë!”

Mohoi çdo gjë. Me zë e me figurë, në një intervistë në vitin 2016, Nexhmija doli e larë duke hedhur poshtë çdo akuzë ndaj saj.  Se si qëndron e vërteta nuk do ta mësojmë kurrë! A ka pasur gisht Nexhmija në ndërrimin e fatit të vendit, duke filtruar dhe duke i keqtrasmetuar informacionet që i vinin bashkëshortit të saj?

Përgjigjen e mori nga pas edhe në botën tjetër…

(k.m/dosja.al)

Shto Koment