Aktualitet

Mister ‘shkaku’ i plagosjes së Hilë Gjinit në Lezhë, autori: Më helmoi delet. 43-vjeçari konfuz: S’kam pasur konflikte me të

  • Fqinji tentoi t’i vrasë burrin, gruaja e Hilë Gjinit u përlesh me autorin pas të shtënave
  • 69-vjeçari Gjergj Gjini ka qënë disa herë tek shtëpia e fqinjit për t'u konflikuar dhe disa herë ka pasur edhe armën e zjarrit me vete. 
    Featured image of article: Mister ‘shkaku’ i plagosjes së Hilë Gjinit në Lezhë, autori: Më helmoi delet. 43-vjeçari konfuz: S’kam pasur konflikte me të Hilë Gjini

    LEZHË– Dëshmi kontradiktore lidhur me plagosjen e ndodhur në Lezhë dy ditë më parë. Autori i plagosjes së fqinjit të tij, 69-vjeçari Gjergj Gjini pretendoi se Hilë Gjinin, kishte tentuar të vriste për shkak të konflikteve që prej vitesh kishin pasur.

    Në dëshminë e tij në Komisariatin e Policisë, ai u shpreh se i plagosuri i kishte helmuar delet 15 vite më parë, ndërsa së fundmi kishin pasur probleme pronësie. Sipas informacioneve, 69-vjeçari ka qënë disa herë tek shtëpia e fqinjit për t’u konflikuar dhe disa herë ka pasur edhe armën e zjarrit me vete. 

    Ndërkohë që autori i ngjarjes vijon të qëndrojë në dhomat e paraburgimit, i plagosuri, i cili ndodhet në spitalin e Lezhës pretendon se nuk ka  mohuar të ketë pasur konflikte me autorin e ngjarjes.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ngjarja e rëndë u raportua mëngjesin e djeshëm. Gjini bashkë me të shoqen po dërgonte fëmijët në shkollë, kur fqinji i tij pas mosmarrëveshjeve që kishin për cëcshtje pronësie i preu rrugën dhe e qëlloi me dy plumba duke e lënë të plagosur. Autori u vu në pranga pas dy orësh ndjekje nga policia, ndërsa i plagosuri, aktualisht ndodhet në gjendje të mirë, jashtë rrezikut për jetën.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment