Politike

“Misioni i këshillit s’ka mbaruar”/ Ambasadori britanik: Puna e Reformës Zgjedhore duhet të përfundojë

Norman thotë se këshilli politik, i kësaj reforme nuk e ka përfunduar ende misionin dhe duhet ti rikthehet punës.
Featured image of article: “Misioni i këshillit s’ka mbaruar”/ Ambasadori britanik: Puna e Reformës Zgjedhore duhet të përfundojë Duncan Norman dhe Muhamed Veliu

TIRANË- Duncan Norman, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë ka qenë aktiv për të inkurajuar palët në realizimin e Reformës Zgjedhore. Në një intervistë për Top Channel ai thotë se këshilli politik, i kësaj reforme nuk e ka përfunduar ende misionin dhe duhet ti rikthehet punës. Ambasadorin Norman e intervistoi gazetari Muhamed Veliu.

Muhamed Veliu: Zoti Ambasador cili është vlerësimi juaj për punën e bërë deri më tani me Reformën Zgjedhore?

Ambasadori Norman: Mendoj se pati në fillim të mirë. Ishte nga ato çështjet kur për herë të parë të gjitha partinë bisedonin bashkërisht duke i bashkuar ato. Progresi është i qëndrueshëm dhe pati ecje përpara. Por fatkeqësisht situata më Coronavirus bëri që gjërat të ndalonin pikërisht atëherë kur ishte bërë gjysma e punës. Ajo që duhet të ndodhë është përfundimi kësaj pune dhe reforma të përfundojë e kështu Shqipëria të avancojë mëtej.

Muhamed Veliu: Ju dhe kolegët tuaj ambasadorë po bëni një presion pozitiv tek partitë politike në Shqipëri për këtë reformë. Çfarë i keni kërkuar konkretisht atyre?

Ambasadori Norman: Kërkesa është e thjeshtë. Ne duam të shikojmë këtë reformë të përfunduar dhe të zbatueshme sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Kjo është gjëja e parë e kësaj pakete. Ne dëshirojmë përfundimin e reformës me qëllimin final zbatimin në zgjedhjet e ardhshme vitin tjetër.

Muhamed Veliu: Ambasador cila është pikëpamja juaj për këshillin politik të kësaj reforme, a e ka përfunduar misionin apo është e nevojshme të vijojë puna e bërë deri më tani?

Ambasadori Norman: Në këndvështrimin tim puna e askujt nuk ka përfunduar për aq koha sa kjo reformë në vetvete nuk ka përfunduar. Ka vend ende për rrolin e rëndësishëm të partive politike në të gjithë këtë pasi reforma zgjedhore kërkon gjithë-përfshirje deri në përfundimin e saj, në mënyrë që të kemi zgjedhje të suksesshme në Shqipëri vitin që vjen.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Muhamed Veliu: Nga këndvështrimi juaj cilat janë problemet më madhore që po ndeshet kjo reformë?

Ambasadori Norman: Problemi është koha dhe është një problem real pasi vitin që vjen mbahen zgjedhje, keni edhe procesin e zgjerimit me BE që ka rëndësi parësore për Shqipërinë. Duam të shikojmë që partitë politike shqiptare vendosin në plan të dytë interesat e duke dhe vendosin në plan të parë interesin e Shqipërisë duke finalizuar këtë reformë, duke patur zgjedhje të suksesshme dhe gjithëpërfshirëse vitin që vjen sikurse Shqipëria të hedh hapin e radhës drejt BE.

Muhamed Veliu: A mendoni se ekzistojnë të gjitha kushtet e nevojshme për komisionin parlamentar në pasjen e një drafti final për këtë reformë dhe çuar në parlament, deri në Qershor ku përfundon mandati këtij komisioni?

Ambasadori Norman: E gjitha lidhet me vullnetin politik. Gjatë këtyre katër viteve që unë jam në Shqipëri kam parë se kur partitë politike në mënyrë të vërtetë duan të bëjnë diçka është e jashtëzakonshme ajo që arrihet. Tani është koha që partitë politike të vendosin interesin kombëtarë në plan të parë duke përfunduar një set reformash në kohë.

(Marrë nga Top Channel)

Shto Koment