"Je dele e Edi Ramës"/ Plas debati te "Ligjet", Gogu-Dogjanit: Mos më dhuno
18 Mars, 14:51
Kundër aktit normat...
Bota
Mishi i pulës në Kinë rezulton me Covid-19/ OBSH: Nuk ka prova që koronavirusi transmetohet përmes ushqimit
14 Gusht 2020, 06:52Nga DOSJA
GJENEVË– Organizata Botërore e Shëndetit ka reaguar pas rastit të konfirmuar se krahët e pulave të imoprtuara nga Brazili janë me koronavirus. Sipas OBSH thuhet se akoma nuk ka asnjë provë që koronavirusi transmetohet përmes ushqimit.
“Nuk ka prova se ushqimi ose zinxhiri ushqimor po merr pjesë në transmetimin e këtij virusi. Njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga ushqimi, ose nga paketimi, nga përpunimi ose shpërndarja e tij. Ushqimi është shumë i rëndësishëm.”– u shpreh Dr.Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i programit të emergjencave të OBSH.
Të paktën 3 qytete në Kinë kanë raportuar prezencën e virusit në sipërfaqen e ushqimit të ngrirë, të importuar gjatë katër ditëve të fundit, duke ngritur shqetësime se virusi mund të kalohet përmes ushqimit, që rrjedhimisht mund të shkaktojë një shpërthim të rasteve të reja me virus.
Por zyrtarët e OBSH-së u shprehën se autoritetet shëndetësore kineze kanë testuar disa mijëra mostra të ushqimit të ngrirë dhe shumë pak teste kanë dalë pozitive. Edhe nëse virusi transmetohet përmes ushqimit, që nuk ka ende prova për ta konfirmuar, ai mund të vritet para se njerëzit ta hanë atë, deklaron Organizata Botërore e Shëndetit.
“Nëse virusi është në të vërtetë tek ushqimi dhe ne nuk e dimë si është futur ky virus, ndërsa dikush ka konsumuar një produkt ushqimor, viruset mund të vriten kur mishi zihet, apo çdo lloj ushqimi tjetër që përgatitet. Njerëzit tashmë janë mjaft të frikësuar nga pandemia. Është e rëndësishme që ne të gjurmojmë zbulimet si këto dhe është e rëndësishme që të mos i fshehim provat kur t’i zbulojmë. Po ashtu është e rëndësishme që njerëzit ta vazhdojnë jetën pa frikë.”- u shpreh Dr.Ryan
Prej më shumë se 7 muajsh i gjithë globi po përballet me pandeminë Covid-19 që shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019. Tashmë Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 21,072,125 persona. Ndërkohë 757,471 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 13,924,364 qytetarë.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka konfirmuar lajmin e takimit me Serbinë më 2 Shtator, në Shtëpinë e Bardhë. Përmes një postimi në rrjetin s...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 5,415,66 të infektuar dhe janë s...
KOSOVË– Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, dy ditë më parë shprehur ambicien për të qenë president i Kosovës, e deklaratën e tij e justifikoi se e kish...
BRITANI E MADHE- Pandemia e koronavirusit po shkakton në mbarë botën një situatë aspak të qetë pasi ditë pas dite po shënohen raste të shumta të të infektuarëv...
KOSOVË- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahemti, përmes një reagimi në Facebook, ka ironizuar vendimet e qeverisë së Kosovës, për shpërndarjen e 3...
SHBA– Kandidati i demokratëve për president Joe Biden dhe e nominuara pëzëvendëspresidente Kamala Harris dëshmuan në paraqitjen e parë të përbashkët një vullnet...
KOSOVË– Gjashtë muaj prej raportimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë, zyrtarë qeveritarë dhe autoritete tjera shëndetësore kanë shtuar th...
Ushtaraku më i lartë amerikan për operacionet në Lindjen e Mesme paralajmëron se Shteti Islamik mund të ringjallet nëse komuniteti ndërkombëtar nuk vepron me sh...
SERBI- Serbia është një ndër vendet e prekura nga koronavirusi. Në 24 orët e fundit në Serbi janë regjistruar 3 viktima të reja si pasojë e COVID-19 duke e &cce...