Aktualitet

Mish dhe qofte të pasigurta/ AKU me ‘dorë të hekurt’ në Kavajë, bllokon 2 biznese, 800 mijë lekë gjobë për 6 të tjerë

Në njoftimin e AKU-së, bëhet me dije se janë ndërmarrë masa edhe ndaj disa subjekteve të tjera, duke vënë gjoba për probleme të ndryshme.
Featured image of article: Mish dhe qofte të pasigurta/ AKU me ‘dorë të hekurt’ në Kavajë, bllokon 2 biznese, 800 mijë lekë gjobë për 6 të tjerë Foto nga biznesi në Kavajë

KAVAJË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, AKU ka mbyllur dy aktivitete tregtare në Kavajë dhe ka bllokuar gjithsej 183.2 kilogramë mish e qofte, të cilat nuk kishin siguri për konsum, pasi ishin pa vulë dhe certifikatë veterionare.

“Nga kontrolli i ushtruar në subjektin A.M. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare.

Në njoftimin e AKU-së, bëhet me dije se janë ndërmarrë masa edhe ndaj disa subjekteve të tjera, duke vënë gjoba për probleme të ndryshme.

Njoftimi i plotë i AKU:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit falenderon👏 reagimin e konsumatorëve që i janë përgjigjur thirrjes në rubrikën “Denonco”🤳📞.

AKU kontrolle rigoroze, në 6 subjekte vendosen 9 gjoba me vlerë 800,000 lekë në total, Bllokohet aktiviteti i 2 subjekteve si dhe bllokohen 183.2 kg mish dhe qofte të pasigurta për konsum.

Në vijim të informacionit të ardhur në platformën e komunikimit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit nga qytetarë të përgjegjshëm që njoftojnë raste të cënimit të sigurisë ushqimore, Drejtoria Rajonale e AKU-së Tiranë ushtroi kontroll🧐 në 6 subjekte tregtimi të mishit në Kavajë nga të cilat rezultoi se:

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin A.M. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë 📍 dhe pa certifikatë veterinare📜. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

  1. a) 📝 Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare,
  2. b) ❌ U bë bllokimi i sasisë prej 45 kg mish viçi i konstatuar i pasigurt për konsum human.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin L.K. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë📍 dhe pa certifikatë veterinare📜 si dhe tregtonte produktin qofte të papajisur me etiketë. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

  1. a) 📝 Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare,
  2. b) 📝 Gjobë 50,000 lekë për tregtim të produkteve të paetiketuara,
  3. c) ❌ U bë bllokimi i sasisë prej 36 kg mish lope dhe 100 copë qofte (3 kg) të konstatuara të pasigurta për konsum human.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin I.D. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare😷 si dhe pa vulë dhe pa certifikatë veterinare📜. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

  1. a) 📝 Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare
  2. b) 📝 Gjobë 50,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,
  3. c) ❌ U bë bllokimi i sasisë prej 42 kg mish qingji të konstatuar të pasigurt për konsum human,
  4. d) ⛔ Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit deri në plotësimin e mangësive të konstatuara.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin H.J. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare📜. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

  1. a) 📝 Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare,
  2. b) ❌ U bë bllokimi i sasisë prej 17.7 kg mish viçi dhe 5.6 kg mish qingji i konstatuar i pasigurt për konsum human.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin🧐 A.A. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare📜. Për shkeljen e konstatuar trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

  1. a) 📝 Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare,
  2. b) ❌ U bë bllokimi i sasisë prej 10.9 kg mish viçi i konstatuar i pasigurt për konsum human.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin S.V. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare si dhe subjekti ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare 😷dhe i paregjistruar në QKB🗃. Për shkeljen e konstatuar trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

  1. a) 📝 Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare,
  2. b) 📝 Gjobë 100,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,
  3. c) ❌ U bë bllokimi i sasisë prej 23 kg mish viçi i konstatuar i pasigurt për konsum human,
  4. d) ⛔ Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit deri në plotësimin e mangësive të konstatuara.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit falenderon 🙌çdo konsumator që nëpërmjet raportimeve në rubrikën “Denonco” i është përgjigjur thirrjes së AKU për t’u bëhet pjesë e sfidës tonë të përbashkët dhe të kontribuojë cilësisht në suksesin e betejës për sigurinë ushqimore

 

Shto Koment