LIVE UPDATES
Editorial

Mirupafshim në Kosovën e lirë

5 Janar 2021, 11:03 Nga DOSJA
Mirupafshim në Kosovën e lirë

1.

E pata përdorur në fund të vitit 1989, pastaj edhe më 1990, derisa u shtua në numër lista e njerëzve që bënin adresim të tillë dhe që më bindnin se ata po e fillonin të parët, tipar i veçantisë sonë – një përshëndetje të vjetër hebraike, “Vitin e ardhshëm u pafshim në Jerusalem”.

Përshëndetja definoi dy mijë vjetët e këtij populli, të të qëndruarit në diasporë (vetë fjala është me origjinë nga Dhiata e Vjetër, në versionin greqisht, me domethënie shpërndarje). Pjesëtarët e atij populli, që, siç thotë Dhiata e Vjetër ia kishin “mbathur nëpër shtatë rrugë”, dhe tash gjendeshin në të katër anët e botës, i uronin njëri-tjetrit vit pas viti e shekull pas shekulli që vitin e ardhshëm të takoheshin në Jerusalem, pra, të kthyer nga mërgimi i detyruar, më në fund në shtëpi, apo në sinonimin shpirtëror e religjioz të nocionit shtëpi.

Versioni të cilin e shkrova ishte urimi “Mirupafshim në Kosovën e lirë”. Kishte në të dëshirë pikëtakimi gjeografik për shqiptarët e Kosovës që tashmë kishin marrë drejtimin për në “shtatë rrugët”; pra, kështu të shpërndarë nëpër botë, do të na bashkonte të gjithëve dëshira që të takoheshim në vendin tonë. Por, kishte në të po ashtu dëshirë për një pikëtakim tejfizik, pra metafizik; që jo vetëm të takoheshim në Kosovë, por që ajo Kosovë ku do të takoheshim të ishte një Kosovë e lirë.

2.

Mund të tingëllonte gati si tautologji – pra që ta themi të njëjtën gjë në forma të ndryshme. Është e natyrshme që parakusht për takim, për që të gjithë ne të shpërndarë nga ndjekja, skamja, frika, represioni të ktheheshim e puqeshim së bashku, të ishte liria në Kosovë.

Nëntë vjet më pas, në verën e vitit 1999, kishte jo pak njerëz që përmbushnin urimin e takimit në Kosovën e lirë dhe nuk ishte i vogël numri i njerëzve që cakërronin gotat me versione të ndryshme të konstatimit të njëjtë, “Më në fund në Kosovën e lirë”.

Kjo ndodhte, ndërsa NATO-ja kishte hyrë në territorin e vendit, OKB-ja kishte vendosur administratën e vet dhe forcat okupatore të Serbisë qenë larguar. Kosova ishte çliruar nga forcat okupatore dhe nga ky këndvështrim ishte e lirë. Për që të gjithë ne, 12 qershori, dita kur në Kosovë hynë trupat e NATO-s, tashmë është shndërruar në Ditë Çlirimi apo Ditë Lirie (ndonëse jo edhe në ato vise të Kosovës ku ende mbisundon narracioni i Beogradit). Por, qe menjëherë e dukshme që vendimet për qytetarët e Kosovës – ato të natyrës së vendimmarrjes shtetërore do të bëheshin nga administratorët e OKB-së, qoftë në Prishtinë, qoftë në New York.

Pra, Kosova ishte e lirë, në kuptimin e çlirimit nga okupacioni, por jo edhe e lirë për të vendosur për veten. Definimi i fjalës “liri” vetëm sa kishte përjetuar zgjerimin dhe thellimin e saj. Dhe, kështu, duhej uruar sërish që vitin e ardhshëm të takoheshim në Kosovën e lirë.

3.

Ish-presidenti finlandez, Marti Ahtisaari, që nga shkurti i vitit 2007 bëri me dije se po i propozonte Këshillit të Sigurimit të OKB-së që Kosova të bëhej shtet i pavarur. Kalohej prej një muaji në tjetrin, për të parë se kur do ta shpallnim pavarësinë dhe kështu arritëm në fund të atij viti.

Atëbotë, urimi “Mirupafshim në Kosovën e lirë” do të merrte më në fund kuptimin e zgjeruar dhe të thelluar, disa vjet pasi çlirimi na tregoi se kishte më shumë domethënie për fjalën liri. Dhe, kështu kur fuqitë e mëdha ndihmuan (në formë vendimtare dhe koordinuese) që një të diele të muajit shkurt Kuvendi i Kosovës të shpallte pavarësinë e vendit, dukej sikur përmbushej më në fund përmbajtja e vërtetë e urimit “Mirupafshim në Kosovën e lirë”.

Tashmë ishte jo vetëm e çliruar nga okupatori, por po shndërrohej në subjekt sovran ndërkombëtar, me kapacitet për të vendosur për veten. Duhej shumë pak kohë për të parë se Beogradi do ta kontestonte brenda dhe jashtë Kosovës këtë liri të porsashpallur. Pastaj, do të duhej edhe pak kohë për të parë se këtë liri të porsashpallur po e kontestonin edhe elitat në pushtet.

Shteti i Kosovës, i kontestuar prej Beogradit, u zaptua nga pushteti politik i saj; Kosova u shndërrua në shtet të kapur. Vjedhja e votës, dhuna ndaj kundërshtarëve politikë, kontrolli i hapësirës publike, vendosja e kontrollit të çdo gjëje – prej Prokurorisë deri në Televizionin Publik e çdo ndërmarrje publike – u shndërruan në sinjale të dukshme për çdo qytetar të vendit të një kundërthënieje evidente në funksionimin e fjalës “liri”.

Si mund të bashkëjetojnë liria dhe kapja e shtetit?

Si mund të jemi të lirë nëse jemi nën sundimin e një elite të korruptuar, që çdo gjë e sheh si mall: ndërmarrjet publike për t’i shpupluar deri në cullak, buxhetin e shtetit për ta vjedhur deri në palcë, territorin e vendit dhe sovranitetin e tij për t’ia ofruar Serbisë si këmbim për të blerë edhe më shumë kohë për kapje të shtetit?

4.

Dhe, ja ku jemi, tridhjetë vjet më vonë, duke i vënë në sprovë thellësinë dhe gjerësinë e përjetimit të lirisë. Po, është liri çlirimi nga okupatori. Dhe po, pasi e bindëm botën që të ndërhyjë për të na çliruar, është liri mbërritja në pjekurinë e shoqërisë për ta bindur botën që na ka çliruar se më në fund duhet të jemi edhe të pavarur.

Tash ka ardhur koha që ta bindim veten se vendin tonë duhet ta çlirojmë nga kapja. Dhe se këtë mund ta bëjmë me një valë demokracie që duhet ta kaplojë vendin – me vota të lira, me vendosje të një qeverie që do t’i konsolidojë institucionet e shtetit demokratik, me hapjen e mundësive të krijimtarisë të një populli të ndrydhur nga korrupsioni. Sërish, e në kushte larg më të mira se para tridhjetë vjetësh: Mirupafshim në Kosovën e lirë!

Marrë nga Koha.net

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial editorial nga veton surroi veton surroi editorial nga veton surroi veton surroi

Sondazh

Poll
Editorial 4 Janar 2021, 15:05

Pas Maskës së Pandemisë

Shpërndarja e ushqimeve nga organizmat e mëdha e deri tek ato që kryejnë shitjen përfundimtare (njësitë e shitjes), ose kur flasim për prodhimin, nga fermeri në...

Editorial 2 Janar 2021, 12:52

Një lypës të mirë apo një qeveri normale?

Qetësia e 1 janarit, u prish nga lajmi i bujshëm i 500 mijë vaksinave, që Kryeministri kishte regjistruar më parë, për ta shpallur në ditën e parë të vitit. Ka ...

Editorial 2 Janar 2021, 08:12

Corona është këtu dhe do të mbetet

Angela Merkel ka të drejtë: diçka ka ardhur, ka ardhur në të gjithë botën gjatë vitit 2020, diçka që askush nuk e priste. Në fjalimin e saj tradic...

Editorial 31 Dhjetor 2020, 10:53

Dhe doktor Iliri doli armiku më i madh i popullit!

“U gjet armiku që nuk na pranuan në BE, që ikin dritat, që s’kemi ujë, që jemi pa gjykata, që një skizofren e kemi në krye, që borxhi ia kaloj malit të Dajtit. ...

Editorial 30 Dhjetor 2020, 11:03

Maskarenjtë dhe horrat i krijon pushteti

Ndodhin fenomene të renda, të natyrave të ndryshme në vendin  tonë – deri në tragjedi  dhe atëherë kur bëhen pjesë e medias kujtohemi të gjithë t’i dënojmë. Rea...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni