
KOSOVË-I dërguari special për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajcak ka folur në lidhje me ecurin e tij. Sipas mediave, në një konferencë kushtuar 25 vjetorit të Marrëveshjes së Dejtonit, Miroslav Lajcak ka veçuar dhe dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës duke e quajtur një sfidat themelore në rajon.
Lajçak ka thënë se ecuria e deritanishme e dialogut është e mirë, por ende ka akoma sfida.
“Dialogu vazhdon, nën udhëheqjen e BE-së. Kemi një rrugë të gjatë dhe me dredha-dredha përpara, jo një autostradë,” thotë Lajčák.
Sakaq, Lajçak ka thënë se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës është baza e mandatit të tij dhe se qëllimi është të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht e detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve, e cila do të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura njëherë e përgjithmonë dhe ta harmonizojë atë me ligjet ndërkombëtare dhe vlerat evropiane.
“Do të jetë vendimtar për rrugën evropiane të të dy palëve, stabilizimin e rajonit dhe do të zhbllokojë kaq shumë për të gjithë rajonin. Ne aktualisht jemi duke diskutuar çështje të kërkesave të ndërsjella dhe pronës,”-ka thënë Lajcak.
Tema e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe e ka stopuar dialogun Kosovë-Serbi, pasi që Serbia po përpiqet ta bëjë përsëri temë diskutimi kurse Kosova po e konsideron këtë çështje si një temë të mbyllur, e cila do të zbatohet pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes reciproke në mes dyja vendeve. Më 15 tetor, i dërguari i posaçëm Miroslav Lajcak ka vizituar të dyja vende për gjetjen e një marrëveshje. Ku ai e ka propozuar si mundësi dhe ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës në të mirë të dialogut, por kjo është hedhur poshtë nga drejtuesit e vendit.
(k.a/dosja.al)