Rajoni

‘Mirë se vini në Republikën e Maqedonisë së Veriut’ edhe në gjuhën shqipe, kufijtë ku do të vendosen tabelat rrugore

Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut në tabelat e kufijëve tani do të jenë edhe në gjuhën shqipe, ja ku janë kufijtë ku do të vendosen tabelat e reja.
Featured image of article: ‘Mirë se vini në Republikën e Maqedonisë së Veriut’ edhe në gjuhën shqipe, kufijtë ku do të vendosen tabelat rrugore Tabelat në kufijtë e Maqedonisë së Veriut edhe në gjuhën shqipe.
Përditësuar:

Tabelat me mbishkrimin “Mirë se vini në Republikën e Maqedonisë së Veriut” e shkruar edhe në shqip do të vendosen në pikat kufitare, me përjashtim të rajoneve ku shqiptarët nuk përbëjnë 20 për qind.

Megjithatë në shumicën e vendkalimeve kufitare do të vendosen tabelat e reja në tre gjuhë: maqedonisht, shqip dhe anglisht.

Në përputhje me ligjin për gjuhët, doganat e Maqedonisë së Veriut tabelat e reja do ti vendosin në pikat kufitare Bllacë, Qafë Thanë, Tabanoc, Jazhincë dhe pikat e tjera ku shqiptarët në ato zona përbëjnë mbi 20 për qind. Kjo masë duhet të hyjë në fuqi brenda tre ditëve dhe të vendosen tabelat.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi: INA

L.K/Dosja.al

Shto Koment